• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U SHKARKUAN NGA VETTINGU/ SPAK: Po hetojmë 10 ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë për fshehje të pasurisë
Home
Aktualitet
Drejtësi

U SHKARKUAN NGA VETTINGU/ SPAK: Po hetojmë 10 ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë për fshehje të pasurisë

8 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar deklaron se po heton 10 ish-gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese që u shkarkuan nga vettingu për fshehje të pasurisë.

Deklarata e plotë e SPAK-ut
Mbi kallëzimin penal kundër disa subjekteve ish-gjyqtar dhe ish-prokurorë të shkarkuar nga detyra nga Komisioni Pavarur i Kualifikimit. Në Prokurorinë e Posaçme
Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në datën 28.04.2020, është regjistruar kallëzimi penal Nr. 91, i paraqitur nga shtetasi Fran Dashi, kundër 20 shtetasve me funksion ish – gjyqtarë dhe ish – prokuror pranë gjykatave të shkallës së parë, apelit, Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, si dhe prokurorive te ndryshme, për veprat penale të parashikuara nga nenet 143, 143/a/6,180, 181, 248 dhe 257/a të Kodit Penal. Objekt kallëzimi janë deklarimet e kryera nga këta subjekte para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe vendimet e shkarkimit të tyre nga KPK-ja.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vlerësuar materialet e kallëzimit në raport me përcaktimet e neneve 75/a dhe 78 të Kodit të Procedurës Penale dhe ka arritur në konkluzionin se jo të gjithë subjektet e kallëzuar janë në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme. Nisur nga kjo është ndarë materiali kallëzues në ngarkim 10 të subjekteve, duke ia dërguar për kompetencë dhe vlerësim prokurorive kompetente në lëndë dhe territor, e pikërisht Prokurorive Durrës,Tiranë dhe Elbasan.

Ndërkohë për 10 subjekte, me funksion ish-gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, në Prokurorinë e Posaçme është regjistruar proçedimi penal Nr.137/2020, për veprën penale “Refuzimi për deklraimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal.

Njerëzit e drejtësisë të kallëzuar

Adriatik Llalla, ish-Prokuror i Përgjithshëm
Bashkim Dedja, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese-po hetohet nga SPAK
Fatmir Lushi, sh-prokuror në Prokurorinë e Elbasan
Tom Ndreca, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë-po hetohet nga SPAK
Luan  Dervishi, ish-gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër
Shkëlzen Selimi, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë-po hetohet nga SPAK
Gani Dizdari, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese-po hetohet nga SPAK
Edmond Islamaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë-po hetohet nga SPAK
Guxim Zenelaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë-po hetohet nga SPAK
Marina Rraboshta, ish-gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër
Besnik Imeraj, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese-po hetohet nga SPAK
Aleksandër Muskaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë-po hetohet nga SPAK
Petrit Fusha, ish-drejtues i Prokurorisë Tiranë
Besnik Cani, ish-drejtues i Prokurorisë Elbasan
Besim Trezhnjeva, ish-gjyqtar Gjykata e Apelit Durrës
Arjan Balliu, ish-gjyqtar Gjykata e Apelit Durrës
Ferdinad Elezi, ish-drejtues i Prokurorisë së Apelit Durrës
Ema Gashi, Gjykata e Rrethit Durrës
Besa Nikëhasani, ish-drejtuese e Prokurorisë Apelit Shkodër

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJE ME DRON/ Momenti i shpërthimit më tritol të pallatit 6 katësh të Shkëmbi i Kavajës (VIDEO)
Previous article KORONAVIRUSI NË ITALI/ Byzylyku që tingëllon nëse nuk respektoni distancën fizike në plazh apo shkollë

Delo.autor

Postime të ngjashme

RAPORTI 2025/ Çela: 76% e procedimeve të regjistruara i përkasin krimeve Aktualitet

RAPORTI 2025/ Çela: 76% e procedimeve të regjistruara i përkasin krimeve

U KAP NË GREQI ME KËRKESË TË SPAK/ Ilir Shtufi refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë Aktualitet

U KAP NË GREQI ME KËRKESË TË SPAK/ Ilir Shtufi refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë

SHERRI NË GJKKO/ Zbardhet dinamika: 3 vëllezërit Bushgjokaj rrahën Petrit Çakrajn pasi dëshmoi kundër tyre Aktualitet

SHERRI NË GJKKO/ Zbardhet dinamika: 3 vëllezërit Bushgjokaj rrahën Petrit Çakrajn pasi dëshmoi kundër tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT