• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U SHKARKUA NGA VETINGU/ Mbyllen hetimet për gjyqtarin Thanza
Home
Aktualitet
Drejtësi

U SHKARKUA NGA VETINGU/ Mbyllen hetimet për gjyqtarin Thanza

27 January, 2019 k.autor Aktualitet, Drejtësi

Ka shpallur dhjetëra vendime fajësie dhe pafajësie gjatë karrierës së tij si pjesë e drejtësisë, të nisur në vitin 1992. Tashmë ish-gjyqtari i Lartë, Admir Thanza do të provojë të ulet në bankën e të akuzuarve.

Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet për ish-gjyqtarin e lartë e po ashtu ish anëtar i Gjykatës Kushtetues dhe e dërgoi atë të pandehur, pas gjetjeve të ONM gjatë procesit te vettingut që e shpalli Admir Thanzën të papërshtatshëm për drejtësisë.

Prokuroria e Tiranes e dërgoi të pandehur në Gjykatë ish-gjyqtarin e karrierës Thanaza nën akuzën e falsifikimit të formularëve të dekriminalizimit.

50 vjeçari do të gjykohet për zbulimin e ONM , në të cilin rezulton i dënuar nga Gjykata italiane me 40 ditë burgim për vjedhjen e një supermarketi.

Ky verdikt i shpallur në 1999 nga gjyqtaret e Pizës që ishte konvertuar në dënim me kusht, është fshehur si fakt në formularët e dekriminalizimit, gjatë kohës që ai ushtronte detyrën e gjyqtarit të lartë.

Ish gjyqtari që ka qenë në krye të kupolës së drejtësisë për vite me radhë ndoqi të njëjtën vijë mbrojtjeje edhe para komisonerëve edhe para prokuroreve që e hetuan. Ai këmbëngul se nuk ka vjedhur asnjëherë në jetën e tij dhe se e kishte pranuar këtë ngjarje për humanizëm, për të shpëtuar nipin e tij.

Për shkeljen e dyte atë të mos deklarimit në formular, Thanza pretendon se posedon një dëshmi penaliteti të pastër dhe se nuk ka fshehur asnjë krim.
Sidoqoftë alibia e fundit mbetet e vështirë për t’u besuar, përderisa shteti italian e konfirmoi me letër porosi ngjarjen për të cilën, njeriu që mbante çekiçin e drejtësisë, ishte shpallur fajtor 20 vite më parë. 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GIRONA-BARCELONA/ Katalanasit kalojnë në avantazh, shënon Semedo
Previous article GIRONA-BARCELONA/ Rikthehet Messi (FORMACIONET ZYRTARE)

k.autor

Postime të ngjashme

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës

PROTESTA/ Qytetari: Ne kemi shpikur turizmin e protestave, po i tregojmë botës mikpritjen dhe qytetërimin tonë Aktualitet

PROTESTA/ Qytetari: Ne kemi shpikur turizmin e protestave, po i tregojmë botës mikpritjen dhe qytetërimin tonë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT