• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U SHKARKUA NGA DETYRA/ Reagon Majlinda Keta: Nuk e njoh vendimin
Home
Sociale

U SHKARKUA NGA DETYRA/ Reagon Majlinda Keta: Nuk e njoh vendimin

6 May, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Vendimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, për shkarkim nga detyra, pedagogia Majlinda Keta e konsideron të pavlefshëm. Sipas saj akti është i paprecedentë dhe prish jo vetëm imazhin e rektorit, por është i dënueshëm dhe përbën shpërdorim të detyrës nga ana e Mynyr Konit.

Në argumentet që Keta sjell kundër vendimit të shkarkimit thotë se Rektori i UT nuk mund të shkarkojë një institucion duke shkarkuar anëtarët e tij që nuk varen, por në të kundërt është i pavarur dhe që ka detyrimin ligjor për të zhvilluar zgjedhjet në UT si institucion.

Referuar ligjit të arsimit të lartë, Keta shprehet se zgjidhja e menjëhershme e kontratës së  punës nuk është kompetencë ekskluzive e Rektorit, por është kompetencë e Senatit Akademik.

 Reagimi i Majlinda Ketës

U njoha me Vendimin nr.56 datë 06.05.2020 të Rektorit te UT me të cilin ka vendosur zgjidhjen e menjëhershme të justifikuar të kontratës së punës me UT.

Në këtë vendim mbasi ka parashtruar si shkelje të rënda të ligjit nga ana ime në detyrën e Kryetares të KIZ, gjatë ushtrimit të funksionit që ligji dhe statuti  i ngarkon si organ ekskluziv për zhvillimin e zgjedhjeve në UT, duke iu referuar Kodit të Punës, Statutit të ri të UT, si edhe rregullores së vjetër të saj, ka vendosur si më sipër.

Ky akt i Zotit Koni është një akt absolutisht i pavlershëm dhe nuk sjell asnjë pasojë juridike:

1.Rektori i UT nuk mund të shkarkojë një institucion duke shkarkuar anëtarët e tij që nuk varen, por në të kundërt është i pavarur dhe që ka detyrimin ligjor për të zhvilluar zgjedhjet në UT si institucion .

2.Sipas ligjit për Arsimin e Lartë neni 68, pika 2  zgjidhja e menjëhershme e kontratës së  punës nuk është kompetencë ekskluzive e Rektorit, por është kompetencë e Senatit Akademik i cili nëpërmjet kërkesës së Drejtuesit të njësisë bazë, ngre një komision Ad hoc, dhe vetëm atëherë kur ky komision propozon shkarkimin e personelit, Rektori zgjidh marrëdhënien e punës me UT.

Senati Akademik me Statutin miratuar me Urdhrin e Ministri të MASR. nr.816, datë 26.12.2018 në nenin 76 të tij ka bërë rregullime në zbatim të ligjit duke përcaktuar në mënyrë të hollësishme këtë procedure të miratuar nga neni 68 i ligjit.

Me këtë akt të paprecedent të një Rektori të një IAL Publike, por jo të tillë për Zotin Koni, ai i ka bërë një dëm të rëndë Arsimit të Lartë dhe imazhit të tij dhe ky veprim i tij, përveçse është  i dënueshëm administrativisht, përbën në mënyrë flagrante shpërdorim detyre të funksionarit publik, me pasoja të rënda për institucionin dhe ne personalisht, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, si dhe ka kryer vepër penale që prekin zgjedhjet e lira në një sistem demokratik, duke  kanosur me ndërprerjen e marrëdhënieve të punës si anëtar i Komisionit të autorizuar nga ligji per zgjedhjet në UT, parashikuar nga neni 325 të Kodit Penal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEKLARATA/ Berisha: Rama i paraqitet besimtarëve si mbi-Zoti i tyre. Komunitetet fetare të hapin tempujt që të qetësohemi nga tmerret që mbolli për dy muaj ky bastard
Previous article TURIZMI PAS COVID-19/ Instrumenti i garancisë mundësi për operatorët që të fuqizojnë kapitalin e tyre

s.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe Aktualitet

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT