llir Meta është shfaqur sot në kopshtin e vilës së tij në gjirin e Lalëzit duke korrur barin. Lidhur me këtë ka reaguar gazeta e Nikollë Lesit i cili thotë se ky është një mesazh i koduar, teksa ditët e fundit kreu i shtetit është akuzuar për tradhëti nga simpatizantët e Partisë Demokratike për “mjaltin” me kryeministrin.
Në mesazhin e përcjellë, duket se Lesi “thumbon” kritikët e Metës të cilëve u thotë se presidenti ka ardhur koha t’i kosisë. “Videoja e kreut të shtetit, i veshur sportiv dhe duke punuar, brenda pak minutave është parë nga mijëra qytetarë duke u kthyer në virale. Por veç mesazhit të një Presidenti ndryshe, kositja e barit krijon se ka dhe një simbolikë tjetër. Në pranverë pastrohen kopshtet nga bar e e Këqija, për të mund të keni mundësi për të fituar më shumë. Duket se heqja e barërave të këqija nga Presidenti lidhet dhe me situatën në vend, kur “barët” dhe “bimët” e shfaqshme më shumë dhe keni mundësi për “kositje” të vërtet “, shkruan Koha Jonë.


