• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
U SHËNUA REKORD/ Ndotja e ajrit në Lahore ishte 80 herë më e lartë sesa kufizimi i OBSH-së
Home
Nderkombetare

U SHËNUA REKORD/ Ndotja e ajrit në Lahore ishte 80 herë më e lartë sesa kufizimi i OBSH-së

2 November, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Ndotja e ajrit në qytetin e dytë më të madh të Pakistanit, Lahore, ka shënuar të shtunën rekord të të gjitha kohërave, pasi nivelet e ndotjes kanë qenë 80 herë më të larta sesa çka konsideron të pranueshme Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Niveli i grimave PM2.5 në ajër – të cilat shkaktojnë dëmet më të mëdha në shëndet – kanë arritur në 1.067, dhe më pas kanë rënë në rreth 300 në mëngjes.

Secila shifër mbi 10 e këtyre grimave në ajër konsiderohet e pashëndetshme nga OBSH-ja.

“Nuk kemi arritur kurrë nivelin 1.000”, ka thënë Jahangir Anwar, zyrtar i lartë për mbrojtje të ambientit në Lahore, në disa përgjigje për agjencinë e lajmeve AFP.

Ka ditë që Lahorja është e ngufatur nga smogu, që shkaktohet prej përzierjes së mjegullës dhe tymit të naftës së djegur, si dhe thëngjillit për ngrohje.

“Indeksi i kualitetit të ajrit do të mbetet i lartë edhe në 3-4 ditët e ardhshme”, ka thënë Anwar.

Të mërkurën, agjencia për mbrojtje të ambientit në Lahore ka prezantuar kufizime të reja në katër pika kryesore në qytet.

Makinat e vogla tuk-tuk, që kanë motorë të fuqishëm, janë ndaluar për qarkullim, ashtu sikurse puna e restoranteve që kanë skara pa filtër

Zyrave qeveritare dhe kompanive private u është kërkuar që një pjesë të punëtorëve të mbajnë në shtëpi dhe të punojnë nga distanca, nisur nga e hëna.

Puna e ndërtimtarisë është ndalur, ndërsa shitësit e ushqimeve të shpejta në rrugë duhet të mbarojnë punën në orën 20:00./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PSE TENSIONI I GJAKUT NXIT HUMBJEN E KUJTESËS? Ja çfarë duhet të bëni
Previous article PO SHKONIN PËR TË NDJEKUR TAKIMIN E RAMËS/ Autoritetet greke ndalojnë gazetarët shqiptarë në kufi

s.autor

Postime të ngjashme

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit Botë

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së Botë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT