Një emigrant shqiptar është aksidentuar në vendin e punës në Greqi.
Mediat greke bëjnë me dije se 55 vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka qenë duke lyer në momentin kur është rrëzuar nga skela.
Aksidenti ka ndodhur në oborrin e një shtëpie private në Perma, ndërkohë që shtetasi shqiptar është transportuar me urgjencë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.