• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U RRAH ME BABAIN DHE U HARRUA NË BURG/ Prokurori “këshillon” të riun nga Laçi: Kërko azil, largohu që…
Home
Breaking News

U RRAH ME BABAIN DHE U HARRUA NË BURG/ Prokurori “këshillon” të riun nga Laçi: Kërko azil, largohu që…

8 January, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

I riu nga Laçi që u ankua në Fiks Fare për harresën në burg nga drejtësia shqitpare, ngriti edhe një problem tjetër, atë të dënimit të padrejtë.

Është proceduar dy herë nga prokuroria e Kurbinit për dhunë ndaj babait, edhe pse prokurori që ka ndjekur hetimet ka qenë i vetëdijshëm se i riu ka qenë disa herë viktimë e dhunës në familje.

Dhuna në familjen e tij nga i ati i alkoolizuar është e përsëritur.  Për këtë arsye nëna më një nga vëllezërit është larguar drejt Francës ku ka kërkuar azil, ndërsa vëllai tjetër në Itali. I vetmi që ka qëndruar në shtëpi është ai, dhe ky nuk është rasti i parë që babai e ka akuzuar për dhunë. Ata janë arrestuar të dy babë e bir pasi janë gjetur me shenja në trup dhe kokë, ku kanë pretenduar që janë rrahur me njëri tjetrin.

Sipas prokurorit Bardhyl Shehu, babai i djalit është i alkoolizuar dhe përsëritës në shfaqje dhune. Në një kohë kur dosjen e ka çuar në gjykatë për këtë të ri, e vetmja zgjidhje që i jep për t‘i shpëtuar dhunës së ushtruar nga babai i alkoolizuar, është azili politik. Ai i sugjeron disa herë të largohet nga vendi, pasi kjo është e vetmja zgjidhje për të.

Prokurori, i cili ka trajtuar një tjetër çështje, po për dhunë në familje, duket se e njeh shumë mirë të atin e djalit, dhe i kujton atij që ai i ka futur të dy në burg. Ai i thotë gjithashtu që djali duhet ta shmangë përballjen me të atin, të mos e kundërshtojë kur ai e keqtrajton, të mos ngrejë dorë, pasi babai  është më i madh. Ndërkohë që i riu i përsërit prokurorit dëshirën e tij të vetme, të zbardhet e vërteta dhe të mos ketë më probleme as me policinë, as me prokurorinë dhe as me babain e tij të dhunshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK KA TË MBIJETUAR/ Rrëzohet pranë Teheranit avioni ukrainas, 176 të vdekur
Previous article SULMI I IRANIT/ Reagon Trump: Ne kemi ushtrinë më të fuqishme dhe më të pajisur në botë!

k.autor

Postime të ngjashme

ISHTE I ARMATOSUR ME AUTOMATIK/ U vëzhgua me dron ‘Bayraktar’, si u zbulua vendi ku fshihej Ylli Zalla Aktualitet

ISHTE I ARMATOSUR ME AUTOMATIK/ U vëzhgua me dron ‘Bayraktar’, si u zbulua vendi ku fshihej Ylli Zalla

U EKSTRADUA NGA BRITANIA NJË DITË MË PARË/ GJKKO lë në burg Xhuljano Hoxhën Aktualitet

U EKSTRADUA NGA BRITANIA NJË DITË MË PARË/ GJKKO lë në burg Xhuljano Hoxhën

I FSHIHEJ DREJTËSISË PREJ KOHËSH/ ARRESTOHET i shumëkërkuari Ylli Zalla Aktualitet

I FSHIHEJ DREJTËSISË PREJ KOHËSH/ ARRESTOHET i shumëkërkuari Ylli Zalla

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT