Pa u refuzuan nga Italia diten e sotme, Spanja ka pritur anijen me 629 emigrantë të cilët lundronin nga Afrika. Ky vendim u mor nga kryeministri spanjoll Pedro Sanches.
Gazetarja spanjolle Sara Alonso Esparza ka xhiruar një video të shkurtër në bordin e anijes Aquarius ku prej 24 orësh kanë mbetur të bllokuar në det emigrantët në pritje për t’u zbarkuar në tokë.
Një grup grash këndojnë një lutje ku shprehen se “gjithçka që kanë për të thënë është vetëm; Faleminderit o Zot”.
Anija Aquarius lundron me flamurin e Gjilbraltarit, për llogari të organizatës humanitare, italo-spanjolle-gjermane Sos Mediterranea.
Kjo anije është ndërtuar në vitin 1977 dhe është një anije me aktivitet kërkimi e shpëtimi detar.
Në këtë anije ndodhen aktualisht 629 emigrantë, ndër të cilët 123 minorenë të pashoqëruar, 7 gra shtatëzën dhe 7 fëmijë.
Vazhdon të mbetet mjaft i lartë tensioni mes Italisë dhe Maltës për lejimin e zbarkimit të emigrantëve në port.
Italia pretendon se i takon Maltës të lejojë zbarkimin e tyre si porti më i afërt i sigurt për anijen, ndërsa Malta i kërkon Italisë të respektojë rregullat europiane pasi ishte ajo që me anë të qëndrës së koordinimit në Romë drejtoi operacionin e shpëtimit të 629 migrantëve në ujërat libiane.


