• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U QUAJT “TRAFIKANTI IDIOT” SHQIPTAR/ Flet 24-vjeçari që e arrestuan pasi doli me paratë në foto
Home
Aktualitet
Kronikë

U QUAJT “TRAFIKANTI IDIOT” SHQIPTAR/ Flet 24-vjeçari që e arrestuan pasi doli me paratë në foto

9 February, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Mediat britanike e konsideruan “trafikanti idiot shqiptar”, pasi 24-vjeçari doli në foto me paratë dhe u arrestua lidhur me dyshimet që krijoi për aktivitet të paligjshëm, pas shfaqjes në rrjetet sociale.

Shqiptari është arrestuar në Britani të Madhe pasi kishte postuar në mediat sociale fotografi ku vetë pozonte para një shume prej 250 mijë stërlina.

Olsi Beheluli ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, ku ka treguar se si qëndron e vërteta e fotos që bëri bujë në mediat britanike.

Olsi është arrestuar nga policia britanike në vitin 2014. Por ndryshe nga çfarë shkruajnë mediat, ai thotë se nuk ka qenë ajo foto arsyeja e arrestimit.

“E vërteta është që nuk e kam postuar unë atë foton, nuk e kisha idenë që ajo foto është bërë me telefonin tim. Ajo foto nuk tregonte as datë, asgjë. Foto është bërë dy vite para se unë të arrestohesha. Po ta kisha hedhur unë online, do isha kapur me kohë. Nuk ka qenë kjo arsyeja e arrestimit tim. Kur më kanë arrestuar mua, ato nuk e dinin as emrin dhe asgjë për mua. Foto ka dalë pasi kam hyrë në burg. Kjo foto thonë që është hedhur në “Twitter”, unë s’kam pasur ndonjëherë “Twitter”. Unë vetëm “Facebook” kam pasur. E kisha harruar që ajo foto është postuar nga unë”, tha ai.

Beheluli u shpreh se ka dalë nga burgu prillin e vitit të kaluar dhe thotë se paratë në foto asnjëherë nuk janë verifikuar si të pista. “Ato paratë ishin të pastra, i përkisnin dikujt që është njeriu im”, tha ai.

I pyetur nëse do të dëbohet nga Anglia, Beheluli tha se nuk është e vërtetë. “Unë do kthehem në Shqipëri për pushime. Kam 21 vite në Angli dhe kam bërë shkollim këtu”, përfundoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEL EKSPERTIZA SHOKUESE/ Aksidenti i Kobe Bryant: Rrëzimi i helikopterit, faji i...
Previous article GUXUAN NË LOOK/ Jo vetëm femrat, tashmë edhe meshkujt VIP transformohen në... bjondë (FOTOT)

F.autor

Postime të ngjashme

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje Aktualitet

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë Aktualitet

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë

ZJARR I MADH NË BILAJ TË FUSHË-KRUJËS/ Flakët i afrohen banesave, era favorizon përhapjen Aktualitet

ZJARR I MADH NË BILAJ TË FUSHË-KRUJËS/ Flakët i afrohen banesave, era favorizon përhapjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT