Zbardhen detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në Shkodër.
Të plagosur nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur babë e bir, përkatësisht shtetasit Xhelal dhe Mentor Hasanaj. Ky i fundit është Shefi i Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe.
Babai i Kryepolicit bashkiak, Xhelali është në gjendje më të rëndë shëndetësore. Të dy, atë e bir të plagosur, janë transportuar në Spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore.
Nga ana tjetër, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të plagosjes.



