Shqiptari i cili u qëllua me armë nga pronari i një vile në Glyfada të Greqisë është përmirësuar nga gjendja shëndetësore dhe sot ka dalë para hetuesve.
Mediat vendase shkruajnë se 28-vjeçari shqiptar ka pohuar se ai ka përdorur drogë prej vitesh dhe se nuk ka planifikuar aktin për të cilin ai akuzohet.
“Unë jam një përdorues narkotik, kam qenë nën ndikimin e drogës, dhe nuk kujtoj asgjë nga incidenti, kërkoj falje për atë që kam bërë këtë”, tha ai, para se hetuesve.
Ai po ashtu mësohet se i ka kthyer të moshuarit dhe kryqët që i kishte vjedhur.
28 vjeçari i akuzuar, pak para se të dëbohej në Korydallos, kërkoi një të strehohej në një program rehabilitimi.
Shqiptari kishte hyrë në banesën e të moshuarit së bashku me një 18 vjeçar të shtetësisë greke nën kërcënimin e armës e detyruan t’i tregonte ku mbante paratë dhe sende të tjera me vlerë.
Pasi u futën në banesë, 88-vjeçari nxori armën që mbante në shtëpi dhe qëlloi në dorë grabitësin shqiptar, duke e lënë të plagosur.
88 vjeçari u arrestua ditën e djeshme por mësohet se pas disa orësh marrje në pyetje është liruar.


