• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U QËLLUA ME ARMË NGA OFICERJA GREKE/ Gangsteri shqiptar në gjendje të rëndë shëndetësore, “blindohet” nga 20 policë…
Home
Aktualitet
Kronikë

U QËLLUA ME ARMË NGA OFICERJA GREKE/ Gangsteri shqiptar në gjendje të rëndë shëndetësore, “blindohet” nga 20 policë…

30 September, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Esmin Ferhati, i cili u qellua me armë zjarri nga një oficere greke, të martën e 27 shtatorit, ndodhet në dhomën e reanimacionit në një spital të Atikës në gjendje të rëndë shëndetësore.

30-vjeçari u përplas fizikisht me oficeren e policisë gjatë aksionit policor, ku u arrestuan 32 persona në total.

Oficerja e ka qëlluar me armën e shërbimit për tu vetëmbrojtur, pasi Esko ka tentuar të largohet nga vendi.

Siç raportojnë mediet greke dhoma e mafiozit shqiptar, i cili është kreu i tri bandave që u çmontuan ditën e martë në kuadër të operacionit antidrogë, ruhet nga 20 efektivë policie, nën masa të rrepta sigurie.

Ndërkohë mësohet se ditën e djeshme ka rënë në prangat e policisë daja i Esmin Ferhatit, i cili kishte shkuar për të vizituar nipin në spital. Daja i Eskos po kryente lëvizje të dyshimta në ambiente e jashtme të spitali, kjo ishte arsyeja që policia greke e arrestoi atë.

Nuk ka ende informacion nëse daja i 30-vjeçartit është përfshirë në aktivitete kriminale.

Gjithashtu në spital kishin shkuar për vizitë edhe 5 persona të tjerë, të cilët pasi u njoftuan se nuk mund ta vizitonin Eskon, pasi ky i fundit ndodhej në reanimacion, hipën në mjet dhe u larguan, por daja i Eskos qendroi, duke i tërhequr kështu vëmendjen e policisë.

Kryegangsteri Esko, siç e cilësojnë mediet greke, qarkullonte gjithmonë i shoqëruar nga eskorta e tij, një grup personash shqiptarë dhe grekë që e ruanin Eskon si sytë e ballit, pasi ky i fundit i frikësohej arrestimit.

Bandat e Eskos nuk kanë ngurruar asnjë sekondë të rrahin dhe të kërcënojnë me armë punëtorët në supermarket dhe kioska për t’u zhvatur disa qindra euro, ndërsa Esko nuk ka marrë pjesë në këto “operacione”, ai vetëm ka drejtuar anëtarët, duke pasur rolin e kryegangsterit që të gjithë i frikësoheshin dhe i bindeshin pa asnjë kundërshtim.

Bandit e Eskos përballen me 6 akuza

1. Organizata Kriminale
2. Grabitje
3. Trafik droge
4. Lëndim i rrezikshëm trupor
5. Rezistenca ndaj autoritetit
6. Mosbindje

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇMIMET E LARTA DHE REFORMA E PENSIONEVE/ Mijëra francezë ngrihen në protestë
Previous article "50% E MBETJEVE MBETESHIN NË RRUGË"/ Rama: Sot mbledhin 90% të tyre, Himara histori suksesi

s.autor

Postime të ngjashme

SIGURIA NË PLAZHE/ Policia e Vlorës: Zero tolerancë për shkelësit e ligjit! 66 mjete lundruese të bllokuara Aktualitet

SIGURIA NË PLAZHE/ Policia e Vlorës: Zero tolerancë për shkelësit e ligjit! 66 mjete lundruese të bllokuara

SPAK JEP PRETENCËN: Nga 7 vite burg për Fatime Kryemadhin e Ema Çokun dhe 4 vite për Pirro Xhixhon Aktualitet

SPAK JEP PRETENCËN: Nga 7 vite burg për Fatime Kryemadhin e Ema Çokun dhe 4 vite për Pirro Xhixhon

TRAGJIKE/ Aksidenti i rëndë i merr jetën shqiptarit në Itali! U përplas me një makinë teksa drejtonte motoçikletën Aktualitet

TRAGJIKE/ Aksidenti i rëndë i merr jetën shqiptarit në Itali! U përplas me një makinë teksa drejtonte motoçikletën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT