• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
U PROPOZUA NGA KURTI NË BRUKSEL/ Deklarata e plotë e paqes e përkthyer në shqip
Home
Rajon

U PROPOZUA NGA KURTI NË BRUKSEL/ Deklarata e plotë e paqes e përkthyer në shqip

20 July, 2021 s.autor Rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën ka takuar për herë të dytë, presidentin e Serbisë Aleksander Vuçiq. Kurti tha se Vuçiq refuzoi ta nënshkruajë një marrëveshje me gjashtë nene, si deklaratë paqeje mes Kosovës dhe Serbisë. Por, çka përmban në tërësi kjo marrëveshje?

Takimi u cilësua si i vështirë nga të dyja palët. Pas takimit, Kryeministri Kurti deklaroi se nuk është e lehtë të dialogosh me palën serbe, ndërsa tha se Serbia s’është e gatshme të përballet me të kaluarën.

“Nuk është kollaj, për shkak se nuk ekziston gatishmëria, përveçse interesi nga Serbia që të ballafaqohet me të kaluarën”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti deklaroi se pala serbe i ka refuzuar të gjitha, duke përmendur marrëveshjen për paqe mes Kosovës dhe Serbisë,e  cila u refuzua nga presidenti serb.

“Ne kemi prezantuar në takim një marrëveshje të balancuar prej gjashtë nenesh, për paqe mes Serbisë dhe Kosovës, e cila u refuzua, pa u lexuar fare. Zëvendëskryeministri (Besnik) Bislimi i ka lexuar 11 pikat që paraqesin pengesa në raportet tregtare të Kosovës me vendet e tjera, që ne kërkuam të hiqen, por as kjo nuk u pranua”, theksoi Kurti, i cili.

Express ka siguruar marrëveshjen në gjuhën shqipe, të cilën Kurti e propozoi dje në Bruksel, e që u refuzua nga pala serbe.

“Ne zotohemi reciprokisht që të përmbahemi nga kërcënimi ose përdorimi i forcës kundër njëritjetrit si dhe solemnisht marrim përsipër të bëjmë përpjekje me mirëbesim për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve në një mënyrë të qëndrueshme dhe jetëgjatë. Do të përmbahemi nga sulmet ndaj njëri-tjetrit, agresioni ushtarak, armiqësitë e armatosura ose konflikti i dhunshëm si mjete për zgjidhjen e ndonjë mosmarrëveshjeje që mbetet e pazgjidhur apo ndonjë mosmarrëveshjeje në të ardhmen. Marrim përsipër që të bëjmë përpjekje të mirëfillta për të zgjidhur, përmes mjeteve ekskluzivisht paqësore, të gjitha mosmarrëveshjet aktuale ose të ardhshme apo çështjet që mund të nxitin mosmarrëveshje mes nesh”, thuhet në marrëveshjen e propozuar nga Kurti.

Në marrëveshjen e propozuar nga pala kosovare janë gjashtë nene, në të cilat Kosova dhe Serbia do të zotoheshin për mos-agresion, respektim të kufijve, reciprocitet në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe pakicace, zgjidhje paqësore e mosmarrëveshjeve, mbështetja e ndërsjellë e procesit të intëgrimit evropian dhe dispozitat përfundimtare ku thuhet se deklarata në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe, nënshkruhet në prani dhe dëshmi të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky është propozimi i plotë nga Kryeministri Kurti, i përkthyer në gjuhën shqipe, i siguruar nga Express:

Po ashtu, Kosova ka paraqitur edhe dokumentin për hapat e nevojshëm për të siguruar tregtinë e lirë mes Kosovës dhe Serbisë.

“Dua të shfrytëzoj këtë mundësi si dhe praninë e ndërmjetësuesit të BE-së që të kërkoj nga Beogradi heqjen e të gjitha këtyre barrierave brenda një periudhe të shkurtër kohore dhe të mundësojnë qasje të barabartë në tregti për të gjithë eksportuesit kosovarë”, thuhet ndër të tjera.

Ky është dokumenti i plotë në gjuhën shqipe:

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Mbrojtësi i shënon 2 autogola qëllimisht për ta parandaluar kurdisjen e ndeshjes
Previous article "INFORMACIONET E RREME PO VRASIN NJERËZ..."/ Twitter pezullon kongresisten për postimet rreth koronavirusit

s.autor

Postime të ngjashme

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje? Breaking News

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje?

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT