Parlamenti ka nisur seancën e sotme me një minutë heshtje për 51 viktimat nga tërmeti i 26 nëntorit. “Në kujtim dhe nderim të 51 viktimave të tërmetit të 26 nëntorit iu ftoj të mbani një minutë heshtje. U prehshin në paqe” tha Ruçi.
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën e radhës plenare ku do të diskutohet fatura dëmeve të shkaktuara nga tërmeti. Kuvendi, përveç se do të votojë për dhurimin e 17 apartamenteve në pronësi të bashkisë së Tiranës për banorët e dëmtuar nga tërmeti, po ashtu pritet të miratojë edhe disa ndryshime në ligjin për sigurimet shoqërore pasi synohet që nëpërmjet aktit normativ të përcaktohen dy kategori personash përfitues ndër të dëmtuarit.
Edhe pse buxheti 2020 pritet të miratohet parimisht në parlament me një shumicë të thjeshtë, ky draft do të pësojë ndryshime thelbësore në komisionin e Ekonomisë kur të shqyrtohet nen për nen. Pjesë e buxhetit 2020 do të jetë edhe një fond që do të parashikohet për programin e rindërtimit të banesave.


