Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka viziton dy efektivët e kontigjentit EOD, të plagosur një ditë më parë në Letoni, përkatësisht major Klodian Tanushi dhe rreshterin Julian Kapaj.
Ministria e Mbrojtjes bën me dije se Tanushi ndodhet i shtruar në spitalin universitar të Rigas, ndërsa gjendja e tij është e rënduar.
“Efektivi i FA ndodhet nën mbikëqyrjen intensive të mjekëve”, sqaron Ministria.
Ministrja Xhaçka vizitoi edhe Kapajn, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e bazës ushtarake Camp Adazi në Letoni, gjendja shëndetësore e të cilit është e mirë.
Ceremonia shtetërore e lamtumirës për nëntetaren Zarife Hasanaj do të zhvillohet gjatë paradites së të premtes më 10 maj 2019.
Trupi i efektives që humbi jetën një ditë më parë pritet të mbërrijë në atdhe ditën e enjte, më datë 9, nëpërmjet një avioni ushtarak.
Efektivja Zarife Hasanaj do të shoqërohet edhe nga një efektiv kanadez, një letonez dhe kolegë të saj shqiptarë, pjesë e kontingjentit ku bënte pjesë
Efektivja Zarife Hasanaj do të pritet në aeroportin “Nënë Tereza”, me protokoll ushtarak e me pas do te dërgohet pranë familjes së sa




