• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U PLAGOS SOT NË ELBASAN/ Kush është Ardian Çapja dhe si iu shpëtoi dy atentateve të zhvilluara më herët kundër tij (DETAJET)
Home
Breaking News

U PLAGOS SOT NË ELBASAN/ Kush është Ardian Çapja dhe si iu shpëtoi dy atentateve të zhvilluara më herët kundër tij (DETAJET)

8 June, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ardian Capja është një emër i njohur për policinë shqiptare, pasi edhe më herët është përfshirë në konflikte me persona të tjerë në qytetin e Elbasanit. Një atentat ishte zhvilluar ndaj tij në vitin 2017, që kishte qenë i mirëorganizuar, ndërsa ai u qëllua me kallashnikov e armë të tjera. Në atë kohë, autorët dështuan në atentat, pasi ishin zbuluar më herët.

Autorët më 2017, të cilët ende nuk janë identifikuar, për të shmangur çdo dyshim, kishin modifikuar automjetin e përdorur prej tyre në mënyrë identike me atë të një prej fqinjëve të fisit Çapja, duke përdorur dhe targa të falsifikuara me numra të njëjtë. Pasi e kanë mbajtur nën vëzhgim për disa ditë, autorët kanë ndërhyrë në momentin kur Ardian Çapja po dilte nga banesa e tij. Ata kanë qëlluar nga një distancë e largët në momentin kur 49- vjeçari ka qenë pranë derës.

Kur ka dëgjuar të shtënat, menjëherë ai është futur brenda duke u shpëtuar plumbave. Nga rindërtimi i ngjarjes, sipas grupit hetimor, Çapja i ka pikasur autorët dhe kjo ka bërë që këta të fundit të qëllojnë nga një distancë e largët. Ky është atentati i dytë që iu bë Ardian Çapjes, pasi më parë është tentuar eliminimi i tij fizik përmes predhës, por që nuk arriti të shpërthente, ngjarje kjo e ndodhur më 6 gusht 2017.

Ndërkohë, Policia bëri të ditur në atë kohë se po heton për zbulimin e pronarit të makinës së përdorur nga autorët, e cila u dogj jo shumë larg vendit të ngjarjes, në lagjen “5 Maji” në Elbasan. Nga ana tjetër, Policia ka identifikuar pronarin e automjetit tip “Benz”, që u gjet i djegur në lagjen “Kala” mëngjesin e së dielës dhe që fillimisht u dyshua se kishte lidhje me atentatin.

Nga hetimet, ka rezultuar se makina e djegur i përket një biznesmeni nga Tirana. Bëhet fjalë për Xh. Hoxhën, i cili e kishte denoncuar në Policinë e kryeqytetit. Vjedhja e makinës, në bazë të denoncimit të bërë nga Hoxha, kishte ndodhur rreth një javë më herët nga atentati në Tiranë.

Hoxha ka shkuar për të verifikuar nga afër nëse “Benz-i” i gjetur i djegur ishte i tij apo jo, duke konfirmuar se bëhej fjalë, pikërisht për automjetin e tij të vjedhur. Nga ana e saj, Policia hetoi mbi mundësinë e përfshirjes së automjetit të vjedhur në Tiranë në atentatin e ndodhur ndaj familjes Çapja, që nuk kishte asnjë indikacion.

Pavarësisht kësaj, Policia kishte dyshime se makina mund të jetë vjedhur për t’u përdorur në ngjarje kriminale dhe për këtë arsye nuk përjashtohet pista që djegia e saj mund të jetë bërë edhe nga autorët e atentatit ndaj Ardian Çapjes.

Ende nuk ka asnjë pistë konkrete për atentatin ndaj familjes Çapja më 2017, por më kryesorja lidhet me konfliktet e vjetra të fisit. Më 3 shkurt 2016 u vranë tre pjesëtarë të kësaj familjeje, kurse Florenc Çapja i shpëtoi një atentati të ndodhur në qershor 2016, ku mbeti i plagosur shoku i tij, Bledar Muça, me të cilin po udhëtonte në një makinë. Ndër vite, familja Çapja është akuzuar si e përfshirë në ngjarje kriminale, por edhe ka qenë pre e tyre.

Gjithçka ka nisur në vitin 2005, ku Sokol Çapja u përfshi në konflikt me ish-kreun e Qarkullimit Rrugor në Elbasan, Fadil Mema. Pas kësaj ngjarjeje mbeti i vrarë Sokol Çapja dhe si autorë u akuzuan nipat e oficerit të Policisë. Kjo pasoi me vrasjen e kunatit të Memës, Ardian Ibrahimi, në maj 2006.

Në vitin 2012, Gentian Beqiri, një nga të akuzuarit për vrasjen e Sokol Çapjes, u ekzekutua, ndërsa ishte lënë në arrest shtëpie. Ndërsa në mars 2015, në Torino të Italisë, u ekzekutua Fadil Mema.

Më pas, në shkurt 2016, mbetën të vrarë Agron Çapja, nipi i tij Ardit Sinakoli dhe Eno Bedalli, ndërsa mes tetë të plagosurve ishte dhe Florenc Çapja. Ndërsa në qershor 2016, Ardian Çapja, Florenc Çapja dhe Bledar Muça u arrestuan për sulm ndaj disa efektivëve civilë të Policisë pasi dyshonin se do të kryenin atentat ndaj tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HISTORIA EMOCIONUESE/ Pas 5 muaj ndarje, të moshuarit ritakohen
Previous article ÇDO 4 MINUTA AUTOBUZ, MASKAT ME VETE DHE.../ Si do të jetë transporti urban në Tiranë nga 15 qershori

s.autor

Postime të ngjashme

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit Aktualitet

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij Aktualitet

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit Aktualitet

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT