• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U PLAGOS NË DIVJAKË/ Flet 77 vjeçari: Më qëlluan kur po vishja pantallonat, kam…
Home
Breaking News

U PLAGOS NË DIVJAKË/ Flet 77 vjeçari: Më qëlluan kur po vishja pantallonat, kam…

17 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Familja Lika në fshatin Remas të Lushnjës ende nuk e ka kaluar terrorin e dy netëve më parë kur ata u gjendën të rrethuar nga specialët me skafandra e snajperë në duar.

Kryefamiljari Haxhi Lika ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa djemtë e bashkëshortja e tij kanë pritur dje dhjetëra të afërm e banorë të fshatit. Dje në shtëpinë e tyre mbërritën edhe deputetët Ervin Salianji dhe Myslim Murrizi. Gjatë takimit me dy deputetët e PD-së, bashkëshortja e 77-vjeçarit të plagosur ka shpërthyer në lot, ndërsa shihej qartë efekti i traumës së shkaktuar nga ngjarja e papritur në familjen e tyre.

haxhi-lika

“Neve na kishte zënë gjumi. Dëgjuam zhurma, por nuk e morëm vesh ç’u bë. Filluam të bërtisnin. Unë isha afër te burri, por atë e kapi plumbi direkt në kokë. Thamë se i doli truri. Jemi në hallin tonë, në punë tonë e nuk i njohim ata emra që na thanë sot se kërkoheshin. Ne jemi në punën tonë e djemtë po ashtu”, tregoi e moshuara duke qarë. Edhe familjarët e tjerë kanë kërkuar që Policia të zbardhë ngjarjen.

“Pse nuk venë në Lushnjë në qytet me bandat e Aldo Bares, apo me bandat e tjera këta, por merren me ju… Neve nuk duhet të themi më, Zoti na ruajt, por duhet të jemi zot të vetes tonë, sepse këta vijnë të vrasin natën e të qajnë ditën”, u shpreh mes të tjerash Salianji. Ndërkaq, dje nga Spitali i Traumës, 77-vjeçari i plagosur, rrëfeu shkurtimisht për shkak të shëndetit ende të rënduar, se çfarë ndodhi në të gdhirë të së premtes.

Sipas tij, Policia ka qëlluar me plumba edhe pse ai nuk ka pasur armë në dorë. I moshuari mohon që ai apo familja e tij të kenë njohje apo dijeni për dy emrat që Policia i ka në kërkim, Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili.

Z. Haxhi, a mund të shpjegosh se çfarë ndodhi në shtëpinë tuaj?

Dëgjova një zhurmë… atje kishte ardhur Policia. Unë isha duke veshur pantallonat drejt dritares, se ishte dritarja drejt krevatit dhe më qëlloi Policia.

Po ju mbani armë zjarri në banesë?

Po, kam një armë. Jo çifte, por kam armë…

Keni dalë ju në dritare me armë kur Policia bëri thirrje të dilnit nga banesa?

Jo, jo, as e kam kapur armën. Nuk është e vërtetë që unë kam marrë armën dhe kam dalë në dritare. Unë po vishja pantallonat kur më kapi plumbi.

Pse mendoni se u rrethua shtëpia juaj?

Keni pasur ndonjëherë probleme me Policinë? Nuk e dimë, erdhën dje e na shqetësoi. Ne s’kemi pasur asnjëherë probleme me Policinë.

A i njihni ju shtetasit Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili?

Jo, nuk i njohim as unë e as familjarët e mi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAOS TEK "DJAJTË"/ Lojtari i Man United bën gati valixhet, do të shkojë në...
Previous article ZGJODHI KIM KARDASHIAN SI KUMBARE TË SË BIJËS/ Khloe zbulon arsyen e rëndësishme

k.autor

Postime të ngjashme

KISHIN KTHYER APARTAMENTIN NË FOLE PROSTITUCIONI/ Arrestohen 2 kineze dhe 3 vietnameze në Tiranë Aktualitet

KISHIN KTHYER APARTAMENTIN NË FOLE PROSTITUCIONI/ Arrestohen 2 kineze dhe 3 vietnameze në Tiranë

EMRI/ I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar

VODHI AUTOMJETIN E POSTËS NË DURRËS/ Arrestohet në Berat 23-vjeçari Aktualitet

VODHI AUTOMJETIN E POSTËS NË DURRËS/ Arrestohet në Berat 23-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT