Vdes në spital, Arben Beqiraj, i cili u plagos pasditen e djeshme nga një sulm me armë në lokalin e tij në zonën e plazhit të vjetër. Bashkë me të u plagosën edhe Egert Beqiraj dhe Nesim Hodaj të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Viktima ka ndërruar jetë rreth orës 01:00 pas mesnate në spitalin e Vlorës. Ai kishte në trup 6 plumba, në pjesën e barkut, në duar dhe në këmbë. Kjo ka bërë që të mos i mbijetojë dot plagëve të marra.


