• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U PLAGOS GJATË GRABITJES NË FIER/ Arbenin, “organizatorin” e braktis familja: Jam shumë i… (FOTO)
Home
Breaking News

U PLAGOS GJATË GRABITJES NË FIER/ Arbenin, “organizatorin” e braktis familja: Jam shumë i… (FOTO)

26 March, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

“Arrest me burg” u dha sot nga Gjykata e Fierit për një nga autorët e tentativës së grabitjes së ndodhur disa ditë më parë.

Arben Muça 37-vjeç, mbeti i plagosur pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, ku mbeti i vrarë edhe një autor tjetër.

Për 37 vjeçarin Muça masa e sigurisë u dha në mungesë pasi ai ndodhet ende në spitalin rajonal të Fierit.

Pasi u mor vendimi në gjykatë, përfaqësues nga ky institucion shkuan dhe ia komunikuan në ambientet e spitalit aty ku vijon të qëndrojë nën kujdesin e mjekëve autori.

Ky i fundit, sic bëhet e ditur nga hetimi, edhe pse vetë nuk arrin të flasë, për avokatin të cilin e ka caktuar gjykata, mësohet të ketë thënë se është shumë i tronditur.

29665906_10215421370628531_349952708_n29345036_10215421372788585_848478297_n

“Nuk mbaj mend asgjë se cfarë ka ndodhur. Nuk me kujtohet asnjë detaj dhe nuk di se si kam ardhur këtu. Se mbaj mend as të kem tentuar të vjedh, asgjë. Jam shumë i tronditur psikologjikisht”, kaq mësohet se ka arritur të thotë me mundim i arrestuari.

Pyetjes nëse bashkë me të ka qenë edhe i vëllai dhe kunati, Muca ka hezituar ti përgjigjet, duke stimuluar mospërqëndrim në bisedë dhe e ka anashkaluar si pyetje.

Ndërkohë edhe pse familajrët e tij janë njoftuar për masën e vlerësimit, askush prej tyre nuk ka pranuar të jetë prezent gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore.

Mjekët nga ana tjetër kanë thënë se autori i dyshuar ka kaluar rrezikun dhe gjendja e tij po përmirësohet gradualisht. Në ambientet e spitalit, në dhomën e izolimit Muca mbahet nën masa të rrepta sigurie, duke u klasifikuar si person me rrezikshmëri të lartë.
Mjekët kanë hedhur dyshime se Muca mund të improvizojë si i sëmurë rëndë, për arsye që ende nuk dihen, por sipas tyre parametrat shëndetësorë po normalziohen dhe ai ka një gjendje relativisht të mirë.

Arben Muca mbeti i plagosur gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë e Fierit. Ky së bashku me tre persona të tjerë tentuan të grabisnin një shtëpi në këtë qytet, por pasi pronarët ndien zhurma lajmëruan policinë.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes forcat e policisë hasën në rezistencë nga autorët, ndërsa si shkak i shkëmbimit të zjarrit 20-vjeçari nga Elbasani Xhuljano Sollaku mbeti i vrarë.

Bashkëpunëtori i tij, Arben Muça u plagos, dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shqipëri-Norvegji/ Kërcënojnë miqtë, ndal Strakosha
Previous article ARMAND SHKULLAKU/ Rama po sillet si provincial më Rusinë, veprimet e tij janë qesharake

F.autor

Postime të ngjashme

ERDHËN PËR PUSHIME/ 6 italianë dhunohen nga një grup shqiptarësh në Tiranë: Na kërcënuan me thikë… Aktualitet

ERDHËN PËR PUSHIME/ 6 italianë dhunohen nga një grup shqiptarësh në Tiranë: Na kërcënuan me thikë…

NDËRTOI KOMPLEKS LUKSOZ NË KEPIN E RODONIT/ Prokuroria dërgon për gjykim ish-kryeinspektorin e IMT-së, Ardian Halili dhe një ish-vartës Aktualitet

NDËRTOI KOMPLEKS LUKSOZ NË KEPIN E RODONIT/ Prokuroria dërgon për gjykim ish-kryeinspektorin e IMT-së, Ardian Halili dhe një ish-vartës

DIGJEN DY BANESA NË BERAT/ Flakët përfshijnë edhe një shtëpi monument kulture. Zjarri dyshohet i qëllimshëm Aktualitet

DIGJEN DY BANESA NË BERAT/ Flakët përfshijnë edhe një shtëpi monument kulture. Zjarri dyshohet i qëllimshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT