Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Durrës. Një automjet i drejtuar nga një 22-vjeçar përplasi 2 këmbësorë të cilët humbën jetën në vend.
Ngjarja ndodhi në rrugën e ish-kënetës ndërsa viktimat janë Bukurie Cufaj, 56 vjeç dhe Sabije Cufaj 38 vjeç. Policia që shkoi në vendngjarje nisi një hetim për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Drejtuesi i automjetit tip “Benz” që përplasi këmbësorët, është ndaluar nga policia.


