Tensionet mes studentëve dhe policisë në Durrës kanë vijuar edhe sot.
27 studentë të universitetit “Aleksandër Moisiu” janë shoqëruar në polici pas një përballjeje me efektivët në ambientet e jashtme të universitetit.
Ndërkohë, bilanci i protestës së djeshme është 25 persona të arrestuar nga 35 të shoqëruar gjithsej.
Mes të arrestuarve raportohet se ka edhe të mitur, ndërsa pjesa tjetër është proceduar në gjendje të lirë.
Pavarësisht shoqërimeve dhe arrestimeve, protestuesit kanë njoftuar se do të vijojnë tubimet. Një tjetër protestë është paralajmëruar sot në orën 12:30, përpara Bashkisë së Durrësit, ku pritet të mblidhen studentë dhe qytetarë.
Nga protesta e djeshme mbetën të dëmtuar 20 punonjës policie, mes tyre dhe nëndrejtori Idriz Daullja.


