• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U PËRPLAS NGA SKAFI NË JALË/ Flet 31 vjeçari: Kam qenë në KOMA. Kur kam parë ngjarjen e asaj gocës…
Home
Breaking News

U PËRPLAS NGA SKAFI NË JALË/ Flet 31 vjeçari: Kam qenë në KOMA. Kur kam parë ngjarjen e asaj gocës…

3 August, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Agustin Sefa, 31-vjeçari i cili po pushonte në jug të vendit me të fejuarën e tij, i shpëtoi vdekjes pasi u godit nga një skaf buzë bregut të detit dhe që prej datës 16 korrik ai vijon të marrë trajtimin mjekësor në spitalin ushtarak në Tiranë sepse ka dëmtime të  rënda.

Këto janë pamjet e trupit të  lënduar të 31-vjeçarit në pavijonin e kirurgjisë  në  spitalin e Traumës.

Ai është fatlum që  i ka mbijetuar aksidentit përgjatë  pushimeve, por që  në  një  intervistë  ekskluzive për Top Channel tregon tmerrin e përjetuar nga dhimbjet e plagëve të rënda.

Gjendja e tij shëndetësore është  përmirësuar operacion pas operacioni, por që sërish për shkak të një pakujdesie jo nga ana e tij, organet e brendshme i ka të  dëmtuara duke i pamundësuar ecjen.

Pranë  shtratit i qëndron gjatë gjithë  kohës e ëma, e cila përveç vështirësive ekonomike po vuan bashkë me dhimbjet e të birit.

"Kam shumë dhimbje"/ Flet nga spitali i mbijetuari i aksidentit të parë ujor në vend: Kur kam parë ngjarjen e asaj gocës...

“Unë  kam qenë  në  gjendje kome, nuk mbaj mend asgjë , kam gati 10 ditë  në  gjendje kome edhe tani kam ardhur në  vete. Por kam shumë  dhimbje e tani do vijë  ajo(mjekja) të  më  bëjë  qetësues”, tha Agustini.

-Po e dashura juaj si është ?

“Ajo është  pak më  mirë , ka dalë  nga spitali. Ndërsa unë  kam gati 16 ditë  jam dëmtuar në  bark dhe në  këmbë”, tha ai.

 “Unë  kam qenë  në  shtëpi, kur e morëm vesh e përjetuam shumë  keq”, tha e ëma e Agustinit.

-A ju ka ardhur dikush nga institucionet?

“Nuk e di fare, unë  kam ardhur veç këtu te çuni. Shteti i merr masat vetë , nuk di asnjë  lloj gjëje!”, tha gruaja.

Për 10 ditë në  gjendje kome, Agustini ia doli të ishte fatlum prej përplasjes nga gomonia pas manovrave të rrezikshme që  kreu drejtuesi i mjetit  dhe u rikthye në  jetë.

Por pavarësisht se ishte ky rasti i parë  i aksidenteve ujore gjatë këtij sezoni veror, nuk rezultoi të ishte i fundit. Përsëritja e ngjarjes me fund fatal për 7-vjeçaren, ka shqetësuar të  riun  i cili më  mirë  se kushdo e ka parë  këtë  tmerr me sytë  e tij.

“Me thënë  të  drejtën kur kam parë  ngjarjen e asaj gocës e kam hequr direkt, nuk e shihja dot. Më erdhi keq shumë”, u shpreh Agustini./ Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULON DETAJE TE TJERA/ Dëshmitari përlotet teksa tregon tragjedinë në Himarë: Babai nxorri...
Previous article TRAGJEDIA NË HIMARË/ Sandër Lleshaj: Sipërfaqja detare e pakontrolluar, si një xhungël ku nuk funksionon ligji

F.autor

Postime të ngjashme

"TOYOTA YARIS"/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj Aktualitet

"TOYOTA YARIS"/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj

U SHPALL "PERSON I PADËSHIRUAR" NË SHQIPËRI/ Ikballe Berisha i përgjigjet Lamallarit: S’kam çfarë të humb Aktualitet

U SHPALL "PERSON I PADËSHIRUAR" NË SHQIPËRI/ Ikballe Berisha i përgjigjet Lamallarit: S’kam çfarë të humb

ASGJËSOHET KANABISI NË SKURAJ/ Arrestohen dy kultivuesit Aktualitet

ASGJËSOHET KANABISI NË SKURAJ/ Arrestohen dy kultivuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT