• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U PËRPLAS ME THEO JACOBS/ Kryeprokurorja e Durrësit heq dorë nga kandidimi për në SPAK
Home
Aktualitet

U PËRPLAS ME THEO JACOBS/ Kryeprokurorja e Durrësit heq dorë nga kandidimi për në SPAK

10 April, 2020 Delo.autor Aktualitet

Kryeprokurorja e Durrësit, Anita Jella ka vendosur të tërheqë kandidaturën e saj për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme. Kërkesa për tëheqjen nga SPAK do të shqyrtohet sot nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, gjatë një mbledhje online, në kuadër të respektimit të udhëzimeve të autoriteteve shëndetësore për kufizimin e përhapjes së covid-19. Zonja Jella ishte kandidate për në SPAK dhe në 17 korrik të 2019 prezantoi vizionin e saj si dhe iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve të KLP, gjatë një seance dëgjimore. Por, Jella befas ka hequr dorë nga kjo ambicie, pasi kakaluar filtrin e parë të Vetingut.

Anita Jella u emërua përkohësisht në krye të Prokurorisë së Durrësit në maj të 2018 nga Arta Marku, në atë kohë në krye të Prokurorisë së Përgjithshme. Më parë ky post mbahej nga Donika Prela, e cila u emërua në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, sot e shkrirë për shkak të krijimit të SPAK. Në dhjetor të 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, vendosi të konfirmonte në detyrë kryeprokuroren e Durrësit. Por, vendimi u shty me dy nuaj dhe u firmos përmes polemikash për shkak të qëndrimit kritik të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ndaj kryeprokurores. Shkak ishte çështja e kreut të Kadastrës së Durrësit, Liridon Pulaj, i cili përplasi qeverinë me prokurorin Arjan Ndoja. Ky i fundit është akuzuar për lidhje me krimin e organizuar, ndërsa iu bë atentan disa muaj më parë, teksa udhëtonte me makinë me të “fortin e Sukthit”, Landi Muharremi, i njohur edhe si ‘Rrumi’.

Gjatë seancës dëgjimore, vëzhguesi ndërkombëtar, Theo Jacobs, akuzoi kryeprokuroren Jella se kishte vonuar qëllimisht arrestimin drejtorit Pulaj dhe se operonte me dy standarde, duke iu referuar një rasti tjetër të ngjashëm. Jella mohoi mdikimin e saj, por megjithatë përplasja në seancë ishte e ashpër. Komisionini i Vetingut e konfirmoi zonjën Jella në detyrë. Më pas, vëzhguesi ndërkombëtar, Theo Jacobs hartoi një dokument, ku i kërkoi Komisionerit Publik të ankimonte vendimin e KPK në Kolegjin e Apelimit, duke kërkuar shkarkimin e kryeprokurores së Durrësit nga detyra. Komisioneri Publik e firmosi ankimimin në 25 shlurt 2020. Tashmë vendimi përfundimtar do të merret nga Kolegji i Apelimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË KA NDODHUR NË 100 DITËT E KORONAVIRUSIT? OBSH: Ka rënduar sistemet shëndetësore dhe dëmtuar ekonominë globale
Previous article NËNA NË SPITAL, I ATI NË IZOLIM NGA COVID 19/ Vajzat: I dëgjojmë vetëm zërin dhe i shohim dorën kur merr ushqimet

Delo.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve Aktualitet

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë Aktualitet

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT