• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
U PËRPLAS ME POLICINË TEK ZYRAT E FRD/ Balla ngre dyshime për shëndetin mendor të Metës: Ka humbur qetësinë prej kohësh
Home
Politikë

U PËRPLAS ME POLICINË TEK ZYRAT E FRD/ Balla ngre dyshime për shëndetin mendor të Metës: Ka humbur qetësinë prej kohësh

18 March, 2021 Delo.autor Politikë

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në një intervistë ditën e djeshme është shprehur se pas incidentit të dhunshëm në të cilin është përfshirë presidenti, ka ngritur dyshime lidhur me shëndetin mendor të Ilir Metës.

“Ilir Meta e ka humbur qetësinë prej kohësh. Që nga ngjizja e koalicionit mes Berishës dhe Metës në korrik të vitit 2016, pra teksa bëhej gjithmonë e më e sigurt që Kuvendi do të arrinte të kishte një shumicë për votimin e reformës në drejtësi, dhe kjo falë SHBA, Ambsadës së tyre në Tiranë.

Unë mbaj mend që ka qenë një stërbetim i Ilir Metës në një nga sallat e konferencës së kryetarëve që “nuk dua t’ia di fare as për Donald Lu, as për SHBA”, dhe pastaj të gjithë si pulat atje erdhën dhe votuan me 140 vota reformën në drejtësi.

Janë tre faza të shndërrimit të Ilir Metës. E para humbi dashurinë me PS kur votuam reformën në drejtësi. Aty u prish koalicioni. Humbi qetësinë pasi u zgjodh president i Republikës, kur pa që edhe Lulzim Basha po punonte për të çuar për skrap SHPK-në e tij. Dhe e treta, e them si ish-mik i tij, më vjen keq por më duket se ka humbur edhe mendjen. Është e papranueshme që presidenti i Republikës të hakërrehet para mediave se do të varë prej veshësh sekretarin amerikan të Shtetit apo të përfaqësuesve të tjerë të aleatëve strategjike të Shqipërisë.

Janë hakërrimet e Ilir Metës, që ngrënë dyshime për shëndetin e tij mendor. Këto janë dyshime. Janë doktorët ata që e përcaktojnë. Është një dyshim i qenësishëm”. tha ai për një emision në RTSH.

Disa ditë më parë presidenti Ilir Meta është përplasur me Policinë Bashkia, duke hyrë më forcë në zyrat e FRD-së. Kjo ka ardhur pasi sipas tij kërkesa e Bashkisë që FRD të lironte zyrat është me prapavijë politike. Meta është përballur fizikisht me policët dhe zyrtarin e Bashkisë, madje edhe i ka kërcënuar ato duke i thënë që “të largohen ose do i çojë në burg me duart e tij”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ I infektuar me COVID, ndërron jetë në moshën 67-vjeçare mjeku vlonjat (FOTO+EMRI)
Previous article ARRESTOHET 28-VJEÇARI SHQIPTAR/ Po kalonte drejt Malit të Zi me pasaportë bullgare false

Delo.autor

Postime të ngjashme

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore Kulturë

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre… Breaking News

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre…

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor Politikë

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT