• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“U PËRGJUAN MBI 3 MIJË CELULARË”/ SPAK zbulon bilancin e vitit të kaluar: Prioritet hetimi pasuror, u kapën mbi 65 mln euro asete
Home
Breaking News

“U PËRGJUAN MBI 3 MIJË CELULARË”/ SPAK zbulon bilancin e vitit të kaluar: Prioritet hetimi pasuror, u kapën mbi 65 mln euro asete

2 April, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka publikuar raportin vjetor për vitin 2024, duke evidentuar rritje të ndjeshme në hetimet pasurore dhe financiare, përgjimet dhe vendimet gjyqësore.

Sipas SPAK në vitin 2024, 163 procedime penale janë zhvilluar me metoda përgjimi, me 3096 pajisje të interceptuara, një ulje prej 7.1% krahasuar me 2023.

Po ashtu 2046 vendime gjykate të ekzekutuara, një rritje prej 22.6% nga 1669 vendime në 2023.

Sipas raportit të SPAK  65.5 milion euro asete janë sekuestruar dhe konfiskuar, një rritje prej 59.7% krahasuar me 2023. Prej tyre 28.7 milion euro janë pasuri të sekuestruara (43.8% e totalit) dhe  36.8 milion euro pasuri të konfiskuara (56.2% e totalit).

SPAK thekson se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet prioritet, me fokus të shtuar në ndjekjen e aseteve të paligjshme dhe fuqizimin e veprimeve hetimore.

“Gjatë vitit 2024, Prokuroria e Posaçme ka përdorur metodën e përgjimit për 163 procedime penale ku janë interceptuar 3096 pajisje fundore (pajisja/numri telefonik i subjektit ne përgjim). Krahasuar me vitin 2023, numri i pajisjeve fundore të interceptuara është 7,1% më i ulët (3335 pajisje fundore të interceptuara gjatë vitit 2023).

Për vitin 2024 janë ekzekutuar 2046 vendime gjykate, e cila shënon një rritje në masën rreth 22,6% (në krahasim me 1669 vendime gjykate për vitin 2023).
Hetimet pasurore dhe financiare janë konsideruar prioritet i Prokurorisë së Posaçme, qasje e cila është reflektuar edhe në rritjen e vlerës së aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara gjatë vitit 2024, në vlerën prej rreth 65,5 milion euro. Prej tyre, vlera e pasurive të sekuestruara është në shumën rreth 28,7 milion euro, ndërkohë që për pasuritë e konfiskuara kjo vlerë arrin në shumën rreth 36,8 milion euro. Kështu vëllimi i aseteve të sekuestruara zë rreth 43,8% të vlerës totale, ndërsa pasuritë e konfiskuara zënë rreth 56,2% të vlerës totale. Krahasuar me vitin 2023, vihet re një rritje në masën rreth 59,7% e vlerës totale të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara (rreth 65,5 milion euro në vitin 2024, kundrejt rreth 41 milion euro në vitin 2023)”, thuhet në raport.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET/ Publikohet lista përfundimtare, mbi 3.7 mln shqiptarë me të drejtë vote në 11 maj
Previous article IZRAELI NJOFTON ZGJERIMIN E OPERACIONIT USHTARAK NË GAZA/ Ministri i Mbrojtjes: Synojmë të marrim kontrollin e zonave të mëdha

s.autor

Postime të ngjashme

NË KËRKIM PËR DOSJEN “AKSHI”/ Si u arrestua në Francë Ermal Beqiraj. Po fluturonte me avion civil mbi një central bërthamor, dyshime për spiunazh Aktualitet

NË KËRKIM PËR DOSJEN “AKSHI”/ Si u arrestua në Francë Ermal Beqiraj. Po fluturonte me avion civil mbi një central bërthamor, dyshime për spiunazh

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën Aktualitet

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT