• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
U PËRDHUNUA KUR ISHTE FËMIJË/ Ja si VDES 17 vjeçarja në një klinikë eutanazie
Home
Jetë

U PËRDHUNUA KUR ISHTE FËMIJË/ Ja si VDES 17 vjeçarja në një klinikë eutanazie

4 June, 2019 k.autor Jetë

Një adoleshente, e cila u përdhunua kur ishte fëmijë, nuk mundi ta vazhdonte më jetën e saj. Noa Pothoven vendosi që të vdiste në një klinikë eutanazise.

17-vjeçarja vdiq më 26 maj në një spital pasi iu dha e drejta për të vdekur në Hagë.

Adoleshentja holandeze nga Arnhemi mendoi se jeta e saj ishte bërë e padurueshme dhe nuk mund të vazhdonte më.

Noa shkroi një autobiografi të quajtur  ‘Winning or Learning’ rreth betejave të saj me shëndetin mendor pasi raportohet se u ngacmua seksualisht dhe u përdhunua në moshë të vogël.

Si pasojë ajo vuante nga një çrregullim stresi post-traumatik, depresioni dhe anoreksia.

Noa tha se donte që libri i saj të ndihmonte të rinjtë që luftojnë me jetën, duke thënë se Holanda nuk ka institucione apo klinika të specializuara ku adoleshentët mund të shkojnë për ndihmë psikologjike ose fizike.

Në një postim në mediat sociale, një ditë para vdekjes së saj, Noa bëri publike vendimin për ti dhënë fund jetës.

“E kam menduar për një kohë të gjatë nëse duhet ose jo ta ndaja me ju këtë, por vendosa ta bëj gjithsesi,”-shkroi ajo.

Ndërsa shtoi: “Ndoshta kjo do jetë suprizë për disa, duke pasur parasysh postimet e mia në lidhje me klinikat e shëndetit mendor, por plani im është menduar prej shumë kohësh dhe nuk është marrë në mënyrë impulsive. Brenda një maksimumi prej 10 ditësh do të vdes. Pas shumë vitesh ballafaqimi dhe lufte, jam e lodhur. Nuk ha dhe nuk pi prej kohësh dhe pas shumë dikutimesh dhe vlerësimesh vendosa të shkoj sepse vuajtja ime është e padurueshme.”

Noa theksoi se nuk ndihej më e gjallë: “Unë marr frymë por nuk jetoj.”

Më pas u kërkoi ndjekësve të saj në Instagram që të mos i kërkonin ta bindnin sepse ky ishte vendimi i saj më i mirë dhe përfundimtar.

Sipas ligjit holandez, eutanazia është e ligjshme për sa kohë që ajo kryhet në përputhje me standardet strikte të përshkruara në Aktin ‘Përfundimi i Jetës me Kërkesë dhe Vetvrasësjes së Asistuar (Procedurat e Shqyrtimit)’, e cila u miratua në parlament në vitin 2001 dhe u bë ligj në 2002.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET SPEKTAKOLARE NË TIRANË/ Burra e gra falin namazin në shesh
Previous article FITER BAJRAMI/ Veliaj shërben drekën për njerëzit në nevojë (FOTOT)

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një... Jetë

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një...

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes Jetë

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT