• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U përdhunua dhe u mbajt “peng”/ Zbardhen DETAJET: 18 vjeçarja PIU HELM pas…
Home
Breaking News

U përdhunua dhe u mbajt “peng”/ Zbardhen DETAJET: 18 vjeçarja PIU HELM pas…

7 April, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykimi i cili nuk po kryhet që afër 15 vjet që nga ngritja e aktakuzës për dhunimin e 18 vjeçares asokohe, K.K., ka filluar rishtas.
Ky gjykim ka filluar rishtas për shkak se ka ardhë deri tek ndryshimi i trupit gjykues, për shkak se kryetarja e kaluar e trupit gjykues, Nora Bllaca- Dula, është avancuar në Gjykatën e Apelit.

Tani më ky gjykim do të udhëhiqet nga gjykatësi Vehbi Kashtanjeva.

Pas mbajtjes së fjalës hyrëse, në sallën e gjykatës dha dëshminë vëllai i viktimës, D.K., i cili tregoi versionin e tij të ngjarjes ashtu siç i kishte treguar motra e tij, tashmë e ndjerë.

Para se të fillonte të jepte dëshminë, avokati i të akuzuarit Sh.G., Bajram Tmava, propozoi që në këtë pjesë të seancës gjyqësor ku do të dëshmojnë familjarët e të ndjerës të përjashtohet publiku.

“Për shkak se dëshmitë e tyre lidhen me çështjet personale të të mbrojturit tim”, shtoi Tmava, duke theksuar se tani më i akuzuari ka krijuar familje.

Këtë propozim të avokatit, e kundërshtoi prokurorja Besa Limani, me arsyetimin se në këtë çështje penale, publiku nuk ka qenë i përjashtuar asnjëherë deri më tani.

“Në qoftë se ndonjëra palë do të kishte interes që publiku të përjashtohej sa i përket disa kritereve, do të ishe pala e dëmtuar, por ajo nuk e ka kërkuar këtë asnjëherë”, deklaroi prokurorja.

Këtë deklaratë të prokurores e përkrahi në tërësi edhe përfaqësuesi i familjes së dëmtuar, avokati Hamit Gashi.

Ndërkaq, vëllai i të ndjerës i cili ishte gati të fillonte dëshminë, deklaroi se sa i përket atyre si palë e dëmtuar, “(publiku) nuk prish punë”.

Pas këtij propozimi për përjashtimin e publikut, trupi gjykues mori aktvendim që publiku të përjashtohet për arsyet e cekura nga avokati Bajram Tmava.

Pas këtij vendimi, nga salla u largua publiku i pranishëm, ndërkaq monitoruesit u lejuan të qëndrojnë, me kushtin që të mos publikohet dëshmia e familjarëve të së ndjerës.

KALLXO.com monitoroi këtë seancë deri në përfundimin e saj. Në seancat e radhës do të vazhdohet me dhënien e dëshmive nga ana e familjarëve të viktimës në këtë proces gjyqësor.

Ndonëse nga ky proces gjyqësor nuk është përjashtuar asnjëherë publiku më parë, për shkak të natyrës së rastit, KALLXO.com emrat e të akuzuarve, emrin e së ndjerës e cila është viktimë në këtë proces gjyqësor, si dhe të dëshmitarëve të përfshirë në këtë rast i ka vendosur me iniciale.

Në bazë të aktakuzës së ngritur më 16 maj 2003, të akuzuarit Sh.R, dhe B. M., më datën 19 dhjetor në 2001 në fshatin Dobroshec, me dhunë e kanë futur të ndjerën K.K. në veturë, me qëllim që të njëjtit të kryejnë marrëdhënie seksuale me të ndjerën.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit e kanë dërguar të ndjerën në Lagjen e Çikatovës e më pas në banesën e V.C. në Gllogovc.

Gjatë kohës që kanë qëndruar në Gllogovc, i akuzuari Sh.R. ka kërkuar që të ketë marrëdhënie seksuale nga e ndjera, me ç’rast kjo e fundit ka kundërshtuar duke përdorur forcë dhe e gjithë kjo ka rezultuar me dhunë nga i akuzuari Sh.R. kundrejt të ndjerës Kastrati.

E ndjera është mbajtur me dhunë në atë shtëpi nga i akuzuari Sh.R. deri të nesërmen më 20.12.2001.

Sipas prokurorisë, pas këtij rasti, për shkak të depresionit, e ndjera ka pirë helm-herbicid, ndërsa më 12 janar 2002 kishte ndërruar jetë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Sh.R. ka kryer veprën penale marrëdhënie seksuale me dhunë, ndërsa i akuzuari B.M. veprën penale marrëdhënie seksuale me dhunë në ndihmë, sipas Rregullores së UNMIK-ut e cila ka qenë në fuqi.

Të pandehurit në mbrojtjen e dhënë në hetuesi e kanë mohuar kryerjen e veprës penale, duke shtuar se tani e ndjera ka shkuar në banesën e të akuzuarit me vetëdëshirë dhe kundrejt saj nuk është përdorur asnjë lloj force apo dhunë seksuale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sherr mes pilotëve te Ducati, Lorenzo akuza Dovizioso
Previous article Roma – Fiorentina/ Publikohen formacionet zyrtare

F.autor

Postime të ngjashme

GAZETARËT PA KAMERA DHE CELULARË NË SALLAT E GJYQIT/ AGSH kundër rregullores së GJKKO-së: Kufizon punën... Aktualitet

GAZETARËT PA KAMERA DHE CELULARË NË SALLAT E GJYQIT/ AGSH kundër rregullores së GJKKO-së: Kufizon punën...

TEMPERATURAT EKSTREME/ IGJEO: Ja zonat më të rrezikuara për zjarre në vend Aktualitet

TEMPERATURAT EKSTREME/ IGJEO: Ja zonat më të rrezikuara për zjarre në vend

DITA E 66-të E TUBIMIT/ Protestuesit kërkojnë Qeveri teknike, nisin fjalimet para Kryeministrisë Aktualitet

DITA E 66-të E TUBIMIT/ Protestuesit kërkojnë Qeveri teknike, nisin fjalimet para Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT