• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U PËRDHUNUA 3 VITE NGA BABAI/ Avokati: Komunikata e policisë e gabuar, të arrestohej edhe nëna
Home
Sociale

U PËRDHUNUA 3 VITE NGA BABAI/ Avokati: Komunikata e policisë e gabuar, të arrestohej edhe nëna

11 July, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Hetimet për vajzën e mitur që abuzohej prej 3 vitesh nga babai i saj janë në rrugën e gabuar.

Pas denoncimit në Fiks Fare, policia njoftoi arrestimin e 48 vjeçarit për dyshimin e kryerjes se veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari” që dënohet me burgim gjer në 7 vjet. Por kjo komunikatë e policisë është e gabuar, bazuar në faktet që solli emisioni investigativ në Top Channel, tregon avokati Isuf Shehu.

“Nuk jemi përballë faktit të një vepre penale sic është ajo e parashikuar në nenin 106 të kodit penal që janë marrëdhëniet seksuale ose hemoseksuale me personat në gjini ose në kujdestari por jemi përballë veprës penale të kryerjes së marrëdhënieve me dhunë me të mitur nga mosha 14 deri në 18 , në mënyrë të përsëritur dhe dënimi për këtë vepër penale është i konsiderueshëm shkon nga 10 deri në 20 vjet burg”, ka thënë avokati Isuf Shehu.

Edhe pse para publikimit në media, vajza mori guximin për të kallëzuar ngjarjen, oficerët e policisë jo vetëm lajmëruan autorin e krimit seksual, por e rënduan edhe më tepër situatën duke i kërkuar viktimës prova, punën që duhet të bëjnë ata vetë.

“Këtu besueshmëria tek institucionet publike dhe sidomos te institucionet që duhet të garantojnë rendin dhe sigurojnë ulet ndjeshëm, që do të thotë ne nuk kemi përse t’I drejtohemi policisë në një situatë të caktuar por duhet t’i drejtohemi Fiks Fare apo një emisioni tjetër investigativ sepse në të vërtetë këto institucione tradhtojnë realisht viktimën, tradhtojnë personin e dëmtuar duke i treguar autorit të veprës se cfarë ka kallëzuar viktima”, ka shtuar avokati.

Për këtë arsye, në pranga nuk duhet vënë vetëm babai.

“Këtu duhet të ishte arrestuar dhe oficeri I policisë këtu duhet të ishte arrestuar edhe nëna si bashkëpunëtore në veprën penale, fakti që ajo ka ditur, që ska bërë detyrën e saj si prind. Jo vetëm që ska kallëzuar por ajo me heshtjen e saj ka qenë një bashkëpunëtore e plotë në këtë rast”, është shprehur Shehu.

Teksa të paktë janë njerëzit në vendin tonë që i njohin të drejtat apo qoftë dhe detyrimet e tyre, në mungesë të një strategjie edukimi si dhe pasjes së frikës ndaj paragjykimit po ‘vriten familjet shqiptare.

“Mentaliteti dhe kultura që ne kemi, për këtë arsye ngjarjet mbeten të fshehura. Me synimin që ajo të dalë nuse nga shtëpia , të jetë nënë në të ardhmen dhe gjithçka I ka ndodhur përsa I përket virgjërisë së saj, raportit seksual të mbetet intim dhe pa u deklaruar”, ka thënë psikologia, Anxhela Peza

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Po luhet ndeshja Debrecen-Kukësi, starton pjesa e dytë. Rezultati 0-0
Previous article FESTA E SHBA/ Monika Kryemadhi “këshillohet” me klerikët

F.autor

Postime të ngjashme

GJYQI NDAJ LAERT HAXHIUT/ Paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t Aktualitet

GJYQI NDAJ LAERT HAXHIUT/ Paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

TË TJERA DETAJE/ Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

SHOKUESE NË DUKAT/ I riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë Aktualitet

SHOKUESE NË DUKAT/ I riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT