Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Apelit në Tiranë Edlira Petri.
Hetimi administrativ për gjyqtaren Petri është përfunduar në të tri kriteret: deklarimit të pasurisë, pastërtisë së gurës dhe profesionalizmit. Gjetjet e KPK-së gjatë seancës dëgjimore u fokusuan tek pasuritë e bashkëshortit të Petrit, Sokol Sadushi, i zgjedhur së fundmi anëtar i Gjykatës së Lartë.
Sipas raportit të dorëzuar pranë KPK nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive e Konfliktit të Interesit, ILDKPKI, gjyqtarja Petri nuk kishte probleme në deklarimin e pasurisë.
Komisioni nuk identikoi probleme në pasuritë e zotëruara 100% nga gjyqtarja Petri, konkretisht për një autoveturë tip Benz të blerë në vitin 2009 në vlerën 600 mijë lekë, depozitat bankare dhe llogaritë rrjedhëse në emër të saj.
Gjithashtu hetimi është shtrirë gjithashtu edhe mbi shtëpinë e prindërve të gjyqtares, e deklaruar prej saj si adresë banimi në vitet 2003-2009. Sipas relatores Sanxhaktari, ka mospërputhje në deklarimin e një shtese prej 85m2, që sipas ALUIZNI-t ishte ndërtuar në vitin 2006. Por Petri ka deklaruar se ka qenë e ndarë ligjërisht nga prindërit prej vitit 1997, por se ka vazhduar të jetojë së bashku me ta deri kur ka lidhur kurorë


