Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë e kryeqytetit, arrestuan Esli Levendi 21 vjeç, lindur në Athinë, Greqi dhe banues në Tiranë, Alesio Berberi 33 vjeç lindur në Patos, Olsi Qalliaj, 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos.
Vrasës me pagesë janë personat që tetë ditë më parë ekzekutuan në Tiranë, poshtë shtëpisë së tij, 26-vjeçarin Jurgen Kurti, i njohur si biznesmen dhe menaxher i personazheve të njohur të show-bizzit. Tre persona që kanë marrë pjesë në ekzekutimin e të riut në hyrje të pallatit ku i riu jetonte me nënën, u vunë në pranga sot nga Policia e Tiranës, si autorë të paguar për vrasjen. Një i katërt, dyshohet të ketë pasur rolin e koordinatorit.
AlpeNews.al ka siguruar foton e dy të dyshuarve si vrasës të Jurgen Kurtit:
Olsi Qalliaj:
Përgatiti: AlpeNews.al





