• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U NDODH AJO QË NUK E PRISNIN/ Tentuan të dilnin nga Shqipëria me pasaporta të personave të tjerë, arrestohen 2 shtetas turq
Home
Aktualitet
Kronikë

U NDODH AJO QË NUK E PRISNIN/ Tentuan të dilnin nga Shqipëria me pasaporta të personave të tjerë, arrestohen 2 shtetas turq

2 June, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia ka arrestuar dy shtetas turq, të cilët tentuan të dilnin nga territori i Shqipërisë përmes pikës kufitare të Muriqanit duke përdorur pasaporta të persona të tjerë.

Njoftimi i policisë:

PKK Muriqan/Kontrolle intensive, bazuar dhe në analizën e riskut, për të parandaluar dhe goditur paligjshmëritë.

Tentuan të dilnin nga Shqipëria, duke përdorur pasaporta të shtetasve të tjerë (me përshtatje), vihen në pranga 2 shtetas turq.

Në pranga dhe 1 tjetër shtetas turk, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Sekuestrohen 2 pasaportat turke dhe automjeti me të cilin lëviznin këta shtetas.

Në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur krimet kufitare, bazuar dhe në analizën e riskut, shërbimet e Policisë Kufitare të Muriqanit, në dalje, kryen verifikime të detajuara të dokumentacionit të shtetasve turq R. Y., 38 vjeç dhe H. S., 36 vjeç, të cilët ishin pasagjerë në një automjet të marrë me qira nga shtetasi turk O. O., 25 vjeç, banues në Poloni.

Nga verifikimet rezultoi se shtetasit R. Y dhe H. S. posedonin pasaporta turke të shtetasve të tjerë (me përshtatje), me qëllim kalimin e kufirit, në kundërshtim me ligjin. Këta 2 shtetas u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Gjithashtu në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua dhe shtetasi O. O., për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NËNA NUK E LEJOI, IKU NGA SHTËPIA"/ Detajet: Si u mbyt i mituri shqiptar në Greqi
Previous article TRAGJIKE NË BULQIZË/ Aksident në minierë, humb jetën minatori 60-vjeçar

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT