Ngjarja e djeshme që tronditi shtetin e Kosovës ku Arian Daci, 40-vjeçar, djali i vetëm i Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, vdiq të shtunën në Brezovicë, pas një incidenti që kishte pasur me një ortek bore, gjatë skijimi.
Ishte një një ngjarje e cila i la të shokuar politikan dhe qytetar të Kosovës për shkak edhe të moshës së re.
Sot ishte një ditë zie për poullin Kosovar dhe kjo edhe prej detyrës që Arian Daci kishte si zv.ministër i Kosovës.
Por ky nuk ishte rasti i vetëm ku politikanë dhe figura të njohura humbin fëmijët e tyre para kohe.
AlpeNews.al ju sjell rastet:
Cfarë ndodhi dje:
Arian Daci, 40-vjeçar, djali i vetëm i Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ka vdekur të shtunën në Brezovicë, pas një incidenti që kishte pasur me një ortek bore, gjatë skijimit atje.
ARIAN DACI
Arian Daci, 40-vjeçar, djali i vetëm i Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ka vdekur të shtunën në Brezovicë, pas një incidenti që kishte pasur me një ortek bore, gjatë skijimit atje.
ARIAN DACI
Arian Daci, 40-vjeçar, djali i vetëm i Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ka vdekur të shtunën në Brezovicë, pas një incidenti që kishte pasur me një ortek bore, gjatë skijimit atje.
ATJON ZHITI
Djali i tij i Visar Zhitit Atjoni, 19-vjeçar, humbi jetën në një aksident në autostradën Tiranë-Durrës.
KEJDI HALILI
Ndarja nga jeta e Ergi Dinit dhe Kejdi Halilit, si pasojë e një aksidenti tragjik me motor, bëri bujë në Shqipëri jo vetëm për rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja e rëndë por edhe për shkak se dy të rinjtë nuk ishin të panjohur për publikun. 22-vjeçari Ergi Dini ishte një nga këngëtarët më premtues në vend ndërsa miku i tij, 21-vjeçari Kejdi Halili ishte bërë personazh për faktin se ishte djali i vetëm i gazetares së njohur, Erenestina Halili, e cila hapur e kishte shprehur dobësinë për të. Raportin e ngushtë me të birin, Erenestina e ka treguar edhe në media ku e konsideronte Kejdin si fëmijën më të mirë në botë.
ADMIR MOISIU
Në vitin 2004, ndodhi një tjetër aksident i rëndë në Tepelenë me pasojë ndarjen nga jeta të Admir Moisiut, djalit të vetëm të Presidentit të aso kohe, Alfred Moisiu. Trupi i 32-vjeçarit, u gjet nga polumbarët në vendin e quajtur “Shkëmbi i korbave”, rreth 300 metra poshtë vendit të aksidentit, në krahun tjetër të lumit Drino. Automjeti me tre persona që udhëtonin në të, doli nga rruga nacionale duke rënë në ujrat e lumit Drino nga një lartësi prej rreth 60 metra. Si pasojë humbën jetën dy persona, njëri prej të cilëve Admir Moisiu, djali i Presidentit të Republikës, me detyrë drejtor i Kontrollit Financiar në Prokurorinë e Përgjithshme.
Jerin van den Brink
Djali i vetëm i shkrimtares Flutura Açkau nda nga jeta në moshën 18-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.
Djali i Zija Çelës
I biri, Dritani, mbylli sytë në mars të 2006, në moshën 36-vjeçare, i cili edhe pse njihej si një nga përkthyesit më brilantë të letërsisë italiane, dhimbja e fortë ndoqi për një kohë të gjatë “zërin” trishtues të shkrimtarit Zija Çela. Dritani pati një sëmundje të pashërueshme, nuk ia doli, ndërsa i ati i tij, arriti të shkruajë një nga librat më brilantë për vdekjen me një ndjenjë force.
Përgatiti: AlpeNews.al








