Ky që shihni në foto është 59-vjeçari Hiteshkumar Patel, i arrestuar më 22 mars në aeroportin e Rinasit ku do të nisej me charter për në Dubai.
Ai u arrestua nga policia shqiptare për llogari të autoriteteve indiane, të cilat kishin lëshuar një urdhër ndërkombëtar kërkim dhe është në pritje të ekstradimit drejt vendit të tij. Sot Patel ka dalë në gjykatë për rivlerësimin e masës së sigurisë. Pasi ka dëgjuar edhe dëshminë e tij, gjykata vendosi arrest me burg me afat 40 ditë për indianin Patel, i cili akuzohet për pastrim parash në shuma të mëdha, një vepër penale me rrezikshmëri shoqërore të lartë për të cilin sipas ligjit Indian parashikohet një dënim deri në shtatë vjet burgim.
Ashtu si dy kunetërit e tij edhe Patel kishte planifikuar largimin nga Shqipëria. Në dosjen e dorëzuar në gjykatë nga prokuroria, përmes së cilës kërkon që të konsiderohet i ligjshëm arrestimi i 59 vjecarit indian, prokuroria thekson se arrestimi i Patel është kryer nga policia gjyqësore e Komisariatit të Policisë Rinas, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.