• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U nda nga burri me probleme mendore/ Vjehrri i kërkon t’i çojë fëmijët në jetimore, përlotet nëna
Home
Sociale

U nda nga burri me probleme mendore/ Vjehrri i kërkon t’i çojë fëmijët në jetimore, përlotet nëna

8 June, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Sociale

Është 28 vjeç dhe është nëna e dy fëmijëve. Ajo ndodhet sot në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24, pasi e ka të pamundur të zgjidhë problemet që po has me familjen e saj.

Amarda Kasaj ka më shumë se tre muaj që kërkon të divorcohet nga bashkëshorti saj Luan Kasaj. Ky i fundit ka probleme me shëndetin mendor. Ata lidhen kurorë para 9 vitesh dhe kanë dy fëmijë bashkë, vajzën 8 vjeç dhe djalin 6 vjeç, sipas Armandës. Babai i fëmijëve të saj ka pësuar një aksident para martese dhe kjo i ka sjellë probleme të shumta me shëndetin.

Në kohën që mblesi hyri për të bashkuar këtë çift, nuk i ka treguar të vërtetën e sëmundjes. Nëna e fëmijëve tregon se para se të martohej dinte vetëm që Luani kishte pësuar një aksident dhe kishte probleme të vogla, që mjekët po e kuronin dhe shëndeti i tij nuk do të kishte probleme serioze në të ardhmen por ndodhi krejt e kundërta. Ajo tregon se me kalimin e kohës Luani jo vetëm që nuk u shërua por u përkeqësua nga shëndeti mendor.
Kjo e ka detyruar të shkojë drejt divorcit që ende se ka kryer për shkak të disa keqkuptimeve mes palëve dhe gjyqtarit që kishte çështjen.

Problemi më i madh janë fëmijët, të cilët janë të mitur dhe aktualisht jetojnë me nënën e tyre tek gjyshërit në kushte jo të mira ekonomike.

“Kam vënë më shumë në siklet familjen. Çdo dhimbje timen e përjeton dhe familja, kjo më rëndon shumë. Nuk di çfarë t’iu them fëmijëve”, tha Armanda.
Ndërsa nëna e Armandës tregoi më tej se vajza e saj është në rrezik dhe është e sëmurë, ndaj i duhet të bëjë disa analiza por se nuk kanë mundësi t’i përballojnë.
“Jeta e Amardës dhe dy fëmijëve është në rrezik. Unë nuk mund të them më shumë. Na kanë thënë të bëjmë analizat por nuk kemi para”, tregoi nëna e saj.

Vetë Armanda tha se i vetmi ngushëllim janë fëmijët. Djali më thotë ‘mami mos u mërzit se çdo gjë do rregullohet. Do rritem unë e do punoj’, ose i thotë gjyshes ma jep prokurën të iki me mamin jashtë vendit, pa i thënë unë”, tregoi Armanda.

Por ish-vjehrri i Armandës në një lidhje telefonike ka kërkuar që fëmijët të shkojnë në jetimore pasi djali i tij Luani nuk është në gjendje t’i rrisë dhe të kujdeset për ta, ndërsa nëna është e papunë.
“Ajo do martohet dhe fëmijët nuk i mban dot. Më mirë të shkojnë në jetimore”, tha ish-vjehrri.
Por pavarësisht kësaj Armanda nuk pranon në asnjë mënyrë që fëmijët të shkojnë në institucion dhe kërkon nga gjykata t’i jap të drejtën e fëmijëve.
Në fund të emisionit një zonjë që jetonte në Itali është ofruar për të ndihmuar Armandën për ta ndjekur nga ana shëndetësore në Romë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sot të lë pa ''frymë'', por ja si dukej Angela Martini para se të bëhej e famshme... Nuk do zhgënjeheni! (FOTO)
Previous article VLORË/ Vrasja e biznesmenit Vasil Dervishaj, zbulohet emri i personit të shpallur në kërkim

Redaktor2

Postime të ngjashme

MEGAOPERACIONI I SPAK/ “2 tonë kokainë në javë”, zbardhen komunikimet e Shpëtim Aliut me anëtarët Aktualitet

MEGAOPERACIONI I SPAK/ “2 tonë kokainë në javë”, zbardhen komunikimet e Shpëtim Aliut me anëtarët

DOSJA PËR OLS DADON/ Shoqata rreshtohet krah Veliajt, ngre dyshime për ligjshmërinë e emërimit të prokurorit Aktualitet

DOSJA PËR OLS DADON/ Shoqata rreshtohet krah Veliajt, ngre dyshime për ligjshmërinë e emërimit të prokurorit

"METAMORFOZA"/ GJKKO dënon me 6 vite burg Pëllumb Gjokën Aktualitet

"METAMORFOZA"/ GJKKO dënon me 6 vite burg Pëllumb Gjokën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT