• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U MOR PENG SOT NË LEZHË/ Dod Gjoka më 2017 u arrestua për gjobëvënie me 25 mijë euro ndaj biznesmenit: Të vrasim djalin
Home
Breaking News

U MOR PENG SOT NË LEZHË/ Dod Gjoka më 2017 u arrestua për gjobëvënie me 25 mijë euro ndaj biznesmenit: Të vrasim djalin

3 April, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Emri i Dod Gjokës, që u mor peng ditën e sotme pas një sherri në Lezhë dhe më pas u lirua, nuk është i panjohur për Policinë dhe Drejtësinë.

Ai ka precedent të rëndë penal, pasi në vitin 2017 është arrestruar për vendosjen e një gjobe me vlerë 25 mijë euro ndaj një biznesmeni lokal, duke e kërcënuar në bashkëpunim se “do i vriste djalin”.

Biznesmeni bashkëpunoi atëkohë me Policinë pas denoncimit, në një operacion me dorëzim të kontrolluar.

Pak pasi V.P., dorëzoi në qese shumën e 25 mijë eurove, policia ndoqi dy autorët dhe i arrestoi në një operacion të befasishëm.

Dod Gjoka, nga Mirdita, u prangos së bahsku me Lek Çuku nga Shkodra. Përveç shumës së kërkuar, gjobëvënësit e këshillonin atë që të mos njoftonte policinë, pasi do të kishte pasoja të rënda për të.

Biznesmeni rrëfeu para policisë mesazhin e autorëve: Nëse nuk na jep paratë, do të të vrasim djalin!

Dorëzimi i kontrolluar u bë në fshatin Malecaj të Lezhës. Por të gjitha lëvizjet e tij kanë qenë në survejim të Policisë.

Në cilësinë e provës materiale policia u sekuestroi sasinë e parave, dylbitë, telefonat celularë dhe automjetin me të cilin po udhëtonin. Operacioni përfundoi në një kohë të shpejtë, ndërkohë që policia ka bërë të ditur se njëri prej autorëve ka qenë i dënuar dhe më parë për tentativë vrasjeje.

Nga të hetimet e policisë në atë kohë, bëhet e ditur se biznesmeni, të cilit i kanë kërkuar paratë, kishte pasur konflikte prej kohësh për çështje pronësie me disa persona të tretë. Dyshohet se kanë qenë këta të fundit që kishin kërkuar ndërhyrjen e dy personave që u arrestuan, për të marrë sasinë e parave që pretendoheshin prej tyre se ai ua kishte borxh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISHTE I SHPALLUR NË KËRKIM/ Dorëzohet në policinë e Tiranës Oltion Buzi
Previous article SUPER GOL DHE ASIST/ Taulant Seferi i përgjigjet nga Turqia refuzimit të Sylvinhos

s.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për “Channel 4”: Absurde ideja se mund të ecim para me një projekt që nuk përputhet me standardet evropiane Breaking News

INTERVISTA/ Rama për “Channel 4”: Absurde ideja se mund të ecim para me një projekt që nuk përputhet me standardet evropiane

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës

KONSTATOI SHKELJE DISIPLINORE/ ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren Suela Dashi Aktualitet

KONSTATOI SHKELJE DISIPLINORE/ ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren Suela Dashi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT