Një pushues 30-vjeçar është mbytur mesditën e sotme në plazhin e Velipojës. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së quajtur Vilun. Viktima është Ervid Palaj nga Dajçi i cili ishte duke pushuar bashkë me të fejuarën e tij.
Ka qenë kjo e fundit e cila është futur në ujë dhe rrezikonte të mbytej nga dallgët. Palaj ka nxituar për t’i ardhur në ndihmë, por në luftë me dallgët ai është mbytur vetë. Edhe pse është tentuar t’i jepet ndihma e parë, 30-vjeçari nuk mundur të mbijetojë.
Mësohet se partnerja është shpëtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa fati është treguar i pamëshirshëm për të fejuarin e saj, Ervid Palaj i cili bëhet kështu viktima e tretë që humb jetën në plazhin e Velipojës. Pavarësisht masave të marra nga autoritetet, plazhet shqiptare vijojnë të prodhojnë viktima në radhët e pushuesve çdo sezon turistik si rrjedhojë e mungesës së sigurisë.
Një handikap i vjetër është ai i mungesës së rojeve të plazhit pavarësisht ngritjes së këtij shqetësimi vit pas viti dhe numrit tragjik të viktimave në radhët e turistëve vendas apo dhe të huaj.


