• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U MBYT KUR PO SHPËTONTE TË FEJUARËN/ Kush është 30 vjeçari Ervid Palaj që VDIQ tragjikisht…
Home
Breaking News

U MBYT KUR PO SHPËTONTE TË FEJUARËN/ Kush është 30 vjeçari Ervid Palaj që VDIQ tragjikisht…

23 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

E diel tragjike për një pushues 30-vjeçar i cili është mbytur mesditën e sotme në plazhin e Velipojës. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së quajtur Vilun. Viktima është Ervid Palaj nga fshati Dajç i Shkodrës, i cili ishte duke pushuar bashkë me të fejuarën.

Si ndodhi ngjarja: Mësohet se ka qenë kjo e fundit e cila është futur në ujë dhe rrezikonte të mbytej nga dallgët të forta. Palaj ka nxituar për t’i ardhur në ndihmë, por në luftë me dallgët dhe detin e trazuar ai është mbytur vetë. Edhe pse është tentuar t’i jepet ndihma e parë nga pushuesit e tjerë, 30-vjeçari nuk mundur të mbijetojë.

Mësohet se partnerja është shpëtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa fati është treguar i pamëshirshëm për të fejuarin e saj, Ervid Palaj i cili bëhet kështu viktima e tretë që humb jetën në plazhin e Velipojës dhe i 10-it në të gjitha plazhet e vendit. Pavarësisht masave të marra nga autoritetet, plazhet shqiptare vijojnë të prodhojnë viktima në radhët e pushuesve çdo sezon turistik si rrjedhojë e mungesës së sigurisë.

Njoftimi i policisë: 

Velipojë, Shkodër

Informacion Paraprak

Më datë 22.07.2018, ora 13:30, jemi njoftuar se në Plazhë Velipojë, Shkodër, në vendin e quajtur Vilun, në det, është mbytur shtetasi E. P. 29 vjeç, banues në fshatin Shirq, Shkodër, edhe pse është dhënë ndihma e parë nga personeli mjeksorë i plazhit Velipojë, nuk ka mbijetuar. 

Nga informacionet e para mesohet se shtetasi E. P. ka hyrë për të shpëtuar të fejuarën, e cila nuk ka rrezik për jetën, por ai vetë nuk ka mundur të dalë. Mbytja ka ndodhur në zonën e sigurisë, pasi dhe deti ka qënë i trazuar dhe me dallgë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Policia malazeze arrestoi një të dyshuar, krime lufte mbi shqiptarët
Previous article Horoskopi, e hënë 23 Korrik 2018: Nëse me një person të cilin sapo e keni njohur nuk keni qëllime serioze, duhet të...

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT