Shërbimi Epidemiologjik në qytetin e Durrës, ka vijuar punën ditën e sotme, me një staf të riorganizuar, pas rasteve të konfirmuara në këtë shërbim. Gazetari i Report Tv, Artur Korriku bën me dije se kjo godinë është dezinfektuar ditën e sotme, teksa kanë dalë në punë pjesa e personelit e pa prekur nga COVID-19, duke vijuar marrjen e tamponëve në këtë qytet. Ditën e djeshme, Shërbimit Epidemiologjik iu vu dryni pas 4 rasteve të konfirmuar me COVID, ku punonjësit u largua në shtëpi. E megjithatë, ditën e sotme ato janë kthyer në punë.