• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
U MBËSHTET NGA RAMA/ Reagon Veliaj: U surprizova për mirë. Zhgënjeu të gjithë ata që u eksituan nga teoritë e konspiracionit
Home
Politikë

U MBËSHTET NGA RAMA/ Reagon Veliaj: U surprizova për mirë. Zhgënjeu të gjithë ata që u eksituan nga teoritë e konspiracionit

12 April, 2024 s.autor Politikë

Kryebashkiaku Erion Veliaj komentoi në ABC News reagimin e kryeministrit Rama në mbështetje të qëndrimit të tij për zhvillimet e fundit në Bashkinë e Tiranës. Veliaj deklaroi se të gjithë ata që u eksituan nga teoritë e konspiracionit u zhgënjyen nga reagimi i kryeministrit që dëshmoi se ata mendojnë njësoj.

“Të gjithë ata që u eksituan nga kjo teori konspiracioni u zhgënjyen nga reagimi i kryeministrit që dëshmoi se e mendojmë njësoj. Ne themi, ne jemi skuadër politike, trasnformuese që hap 1001 kantiere, por nëse një kantier ka një problem nuk jemi skuadër avokatie. Altin Dumani dhe skuadra e tij janë skuadër prokurorie, të tjerët janë gjykatësish, ju mediash, por ne nuk bëjmë detyrën tuaj, as ju tonën. Dëshmuam që vizionin e 2013 e kemi akoma shumë të qartë, madje votat e 2013 I kemi edhe më mëdha dhe zellin e 2013 e kemi shumë më të madh sec duhet ta kishin ata që janë në opozitë. Dhe kur ti shikon atë aliazh karikaturash që të thotë ty ik ti që të vijmë ne se me vota nuk vijnë dot, me punë jo e jo, ti thua kjo parti dhe kjo skuadër me gjithë inperfeksionet, di të reflektojë, të adaptohet për gjëra që të tjerët s’i kanë. Di edhe të kërkojë ndjesë, por që i ka ndryshuar faqen Shqipërisë”, tha Veliaj.

Veliaj u shpreh se u surprizua për mirë dhe e vlerësoi këtë mbështetje nga ana e kryeministrit që është dhe kapiteni i skuadrës që ka bërë transformimin e vendit. “Patjetër që i thash kryeministrit që do bëj një reagim. Nuk më tha se do kishte ai një reagim, nuk e prisja dhe sigurisht, që u surprizova për mirë dhe e vlerësova. Unë besoj që në një skuadër, ku kapiteni i skuadrës, të jep një mbështetje që nuk e kisha kërkuar, s’e mohoj që patjetër që u ndjeva mirë që ndajmë këtë vizion edhe themi po, ne njerëzit nuk i trajtojmë si lecka. Unë me këta njerëz kam berë beteja, kanë qenë kolegët e mi. Bashkia e Tiranës ka 11 700 veta staf, por unë nuk bëj atë gabim që të them, epo mirë meqë ka kaq shumë unë nuk di kush. Jo, patjetër në këta 11 700 veta staf mund të ketë problematika, por unë këta njerëz nuk them se i njihja në mënyrë periferike. Këta janë njerëz që kam patur kolegë, kam bërë beteja politike, kam bërë edhe beteja për qytetin. E kanë gdhirë për teatrin, shumë më shumë për Astirin, akoma më shumë për pazarin, kalanë e për Liqenin e bulevardin e ri.

Siç jam gjithashtu i ndërgjegjshëm që këta kolegë të mitë kanë bërë edhe shumë armiq, edhe para se të kishin këtë dilemë për të sqaruar me drejtësinë. Kanë berë armiq se falimentuan shumë karriera te gomat e Astirit, edhe te barrikadat e bulevardit të ri, edhe te gropa te pazari i ri, edhe tek themelet e sheshit Skënderbej dhe sigurisht edhe te netët epike të teatrit. Shumë karriera politike që thonin vija e kuqe, mbi trupat tanë, etj etj. Ne e shohim Lulin si fakir sot, por dërrmimi i tyre si parti filloi në beteja që nuk po i fitonin dot se përballeshin me njerëz shumë të vendosur për ta çuar qytetin përpara. Kjo nuk është arsye për të thënë epo tani meqë kanë bërë këto ne do i mbajmë si gardistët në kryeministri”, theksoi Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA/ Gjyqi i parë penal kundër Donald Trumpit pritet të fillojë më 15 prill
Previous article "AUDI" PËRPLAS 61-VJEÇARIN QË ECTE ME KARROCË/ Shoferi braktis mjetin dhe arratiset

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma Politikë

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari Politikë

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari

BASHKËPUNIM ME ITALINË PËR PRODHIMIN E MJETEVE DETARE/ Rama: 500 vende pune të reja Politikë

BASHKËPUNIM ME ITALINË PËR PRODHIMIN E MJETEVE DETARE/ Rama: 500 vende pune të reja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT