• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U MASAKRUA NGA BASHKËSHORTEN ME SËPATË/ Kjo është Lumturie Bici, nëna e katër fëmijëve që u vra dje në Librazhd
Home
Breaking News

U MASAKRUA NGA BASHKËSHORTEN ME SËPATË/ Kjo është Lumturie Bici, nëna e katër fëmijëve që u vra dje në Librazhd

8 June, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

“Report TV” ka siguruar foton e Lumturie Bicit, 50-vjeçarja e cila u gjet e vdekur pasditen e djeshme në Librazhd, pasi u vra nga bashkëshorti. Ngjarja u regjistrua në Dragostunjë ku Qemal Biçi, 59-vjeç qëlloi me sëpatë gruan e tij dhe më pas vari veten në oborrin e shtëpisë.

Ngjarja ndodhi pas një sherri mes çiftit, ku situata agravoi, ndërsa burri mori më pas sëpatën dhe qëlloi gruan e tij në dhomën e gjumit pas koke duke e lënë të vdekur në vend. Më pas 59-vjeçari ka dalë nga banesa dhe në pjesën e pasme të saj është vetëvarur në një pemë.

Çifti kishin 4 fëmijë dhe trupat e pajetë u gjetën nga djali 20-vjeçar, i cili ka parë prindërit e vdekur kur ka mbërritur në shtëpi, ndërsa ka lajmëruar dhe policisë.

3 fëmijët e tjerë të çiftit jetojnë jashtë shtetit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të krimit brenda familjes.

“Repot Tv” siguroi dje edhe momentin kur djali i tronditur qan dhe vë duart në kokë, ndërkohë që largohet nga banesa nga të afërmit dhe miqtë e tij që mundohen për ta qetësuar. 20-vjeçari sapo vajti në shtëpi nënën e gjeti të vrarë me sëpatë, ndërsa të atin të varur në pemë.

Qershori ka nisur i përgjakur, ku në 8 ditët e para janë regjistruar 8 viktima, prej të cilave 3 janë krime në familje.

Kujtojmë se dy net më parë një tjetër krim në familje u zbulua, ku vëllai Fabian Vukaj vrau motrën e tij Diana Vukaj  në Shkodër, e cila sapo ishte kthyer nga Gjermania, pas një konflikti për pronësinë.

Ndërsa 4 ditë më parë vjehrri  Mexhit Picari vrau dhëndrin e tij Kudret Saliajn pranë gjykatës në Tiranë, me pretekstin se po mbronte nderin e vajzës, pas çifti ishte në proces divorci.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBYLLET SOT VITI SHKOLLOR/ I pari thuajse i tërë nën masat anti-COVID. Nxënësit rikthehen në klasa më 13 shtator
Previous article SHFRYTËZONI KËTË MUAJ PËR TË BËRË PAQE NË DASHURI/ Ja ç'ju këshillojnë yjet për sot

Delo.autor

Postime të ngjashme

"KAM HARRUAR KODIN E KASAFORTËS"/ Shoqja e Kejvina Kthellës merret e pandehur për 8 mijë euro Aktualitet

"KAM HARRUAR KODIN E KASAFORTËS"/ Shoqja e Kejvina Kthellës merret e pandehur për 8 mijë euro

KATËR DITË PA ENERGJI ELEKTRIKE/ OST njofton ndërprerje të gjata në disa zona të Elbasanit. Ja oraret e lajmëruara Aktualitet

KATËR DITË PA ENERGJI ELEKTRIKE/ OST njofton ndërprerje të gjata në disa zona të Elbasanit. Ja oraret e lajmëruara

TRAGJIKE NË SHKODËR/ 17-vjeçari humb jetën pas aksidentit, një tjetër i ri në gjendje të rëndë Aktualitet

TRAGJIKE NË SHKODËR/ 17-vjeçari humb jetën pas aksidentit, një tjetër i ri në gjendje të rëndë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT