Ergest Alija 29 vjeç nga Librazhdi është shqiptari, i cili ka mbetur i vrarë tre ditë më parë në burgun grek të Trikalasë. Sipas policisë greke, shqipari u qëllua me thikë nga 2 të burgosur rusë, megjithëse rrethanat e krimit ende nuk janë zbardhur plotësisht.
Tre ditë më parë një 29-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në burgun e Trikala-s pasi është përleshur në mënyrë të përgjakshme me një grup të burgosurish.
U zbulua se i burgosuri që e plagosi deri në vdekje të riun shqiptar ishte një rus i cili ka tentuar t’i japë fund jetës pasditen e së enjtes.
Edhe pse shqiptari u dërgua në spital, sërish nuk mundi që të shpëtonte. Ai kishte marrë plagë të rënda në gjoks, brinjë dhe këmbë. Trupi i tij u dërgua në morgun e spitalit, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.






