Një 21-vjeçar ka mbetur i vrarë pas një sherri me thika të ndodhur paraditen e sotme në qendër të qytetit të Bulqizës. Ngjarja ka ndodhur në pedonalen e qytetit.
Mësohet se i vdekur ka mbetur Lindi Pasha ndërsa autori është 22-vjeçar Fatjon Keta. Policia po punon për kapjen e tij dhe zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.
AlpeNews.al ka siguruar foton e Arlind Pashës, 21-vjeçarit që u vra me thikë nga shoku i tij Fatjon Keta në qendër të qytetit të Bulqizës.




