Shqiptarja, fillimisht është përdhunuar nga një burrë me të cilin kishte marrëdhënje sentimentale. Më pas ai e detyronte të kryente marrëdhënje seksuale edhe me burra të tjerë.
ITALI– Një vajzë e re shqiptare është përdhunuar për më shumë se 10 vite nga 20 meshkuj të ndryshëm.
Vetëm pas dhjetë vjetësh, e reja shqiptare gjeti guximin që të tregonte se çfarë po ndodhte në një apartament në provincën e Cosenza. Ajo e ka shprehur këtë në rrjetet sociale.
Deri më tani nga Policia italiane ka arrestuar pesë persona, të cilët akuzohen për përdhunim në grup.
E gjitha filloi me një lidhje jashtëmartesore midis gruas shqiptare dhe një burri, i cili me kalimin e kohës u kthye në një makth të vërtetë. Një marrëdhënie sentimentale u shndërrua në 10 vjet tortura dhe dhunë, ku shqiptarja përdhunohej edhe nga shokët e të dashurit. Të koordinuar nga kryeprokurori i Castrovillari, Eugenio Facciolla, dhe zëvendësprokurori Mauron Gallone , hetimet – falë historisë së gruas – kanë çuar gjithashtu edhe në zbulimin e një plantacioni kanabisi.