Fill pasi dorëzoi mandatin e deputetit, duket se Eduard Halimi ka zgjedhur të ndërpresë të gjitha lidhjet me politikën.
Së fundmi ai ka publikuar vendimin për të shkëputur kontaktet me ndjekësit e tij.
Prej ditës së sotme, ish-deputeti ka lajmëruar se do të mbyllë faqen e tij zyrtare në Facebook.
Ai shton se do të mbajë një tjetër profil personal si qytetar, vetëm me emrin e tij.
“Përshëndetje. Hapësira në këtë rrjet social do jetë si më poshtë. Kjo faqe komunikimi nuk do të jetë më aktive prej sot. Faqe të tjera me emrin tim janë profile false. Ju faleminderit Eduard”
Vendin e tij në parlament e zuri Astrit Veliaj, pasi kryedemokrati Lulzim Basha largoi dy kandidatet gra për t’i hapur rrugë biznesmenit të njohur.
Edhe pse Halimi deklaroi se e dorëzoi mandatin për një projekt, ende ka hije dyshimi mbi këtë lëvizje të beftë. (TemA)


