• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U LA NË BURG PAS EKSTRADIMIT NGA GJERMANIA/ Zbardhet dëshmia e ish-truprojës së Tahirit: Dy të penduarit e drejtësisë i kam njohur në…
Home
Aktualitet
Kronikë

U LA NË BURG PAS EKSTRADIMIT NGA GJERMANIA/ Zbardhet dëshmia e ish-truprojës së Tahirit: Dy të penduarit e drejtësisë i kam njohur në…

9 May, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

I sjellë në pranga dy ditë më parë në vendin tonë, i vënë nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës në kuadër të organizatës kriminale, i përfshirë nën akuza të rënda nga dëshmitarë të drejtësisë, Hekuran Marku ka dalë para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

I mbrojtur nga avokati Tonin Prendi, ai ka refuzuar të flasë, përveçse ka qëndruar përgjatë gjithë kohës në pozita mohuese: “Nuk kam lidhje me trafikun e drogës. Më kanë përzier kot në këtë histori”. Këtë mësohet se ka thënë në deklaratën e tij, ish-truproja i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Hekuran Marku.

Gjatë seancës së masës së sigurisë, Hekuran Maku, i arrestuar në Gjermani ka shtuar: “Dy personat që përmenden si të penduar i kam njohur përmes Eltion Bregasit gjatë fushatës elektorale. Por ata më kanë ngatërruar kot në këto akuza”. Dje, Gjykata e Posaçme, ka lënë në burg Hekuran Markun, njërin nga ishtruprojat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Marku u ekstradua nga Gjermania, pasi dy emrat e ish-truprojave të Tahirit dolën në përgjimet e një grupi kriminal të trafikut të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë. Truproja tjetër, Agustin Deda, ndodhet ende në Francë.

MEGAOPERACIONI “SHPIRTI”

Si edhe është mësuar më herët emrat e Hekuran Markut dhe Agustin Dedës dolën në përgjimet e megaoperacioni të trafikut ndërkombëtar të drogës, korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave, i koduar “Shpirti”. Ky operacion u zhvillua në muajin korrik mes autoriteteve tona dhe atyre të Antimafias italiane.

Agustin Deda dhe Hekuran Marku në kohën e kryerjes së veprave penale që përkojnë me vitin 2016 ishin me detyrën e pjesëtarëve të grupit të shoqërimit të ishministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, por ata nuk janë më pjesë e radhëve të policisë pasi në vitin 2017 kanë lënë detyrën. Nga hetimet dhe përgjimet në kuadër të atij operacioni, rezultoi se Agustin Deda dhe Hekuran Marku në bashkëpunim me 4 shtetas italianë dhe një shqiptar, i quajtur Eltjon Bregasi, trafikuan në rrugë detare nga Shqipëria drejt Italisë ngarkesën 1016 kilogramë kanabis.

Kjo sasi iu sekuestrua shtetasve Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini që u arrestuan në kuadër të “procedimit 16654” të Prokurorisë së Barit. Në vendimin e datës 4 korrik 2021, Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi masën arrest me burg për Hekuran Markun dhe Agustin Dedën.

Ky operacion ndërkombëtar antidrogë, i realizuar njëkohësisht në 4 shtete, u finalizua me 28 të arrestuar, mes të cilëve një prokuror, një drejtor drejtorie dhe tre zyrtarë të lartë të Policisë sonë.

Arrestimet janë bërë në Shqipëri, Itali, Mali i Zi dhe Spanjë, ndërkohë që hetimet për këtë operacion nisen nga muaji maj 2019-s deri në janar të 2021-t. Hetimet e përbashkëta që bënë të mundur të mblidhen të dhëna të rëndësishme ndaj 38 shtetasve shqiptarë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

DËSHMIA

Njëri nga katër dëshmitarët e drejtësisë ishte edhe Elton Hamzai. Sipas burimeve nga grupi hetimor u mësua se dëshmitari i mbrojtur dëshmoi se kishte marrë në atë kohë garancinë e policisë lokale për kultivimin e bimës narkotike, transportimin në rrugë tokësore nga vendi ku ishte ambalazhuar deri në vendin dhe momentin kur ngarkohej në mjetin lundrues për tu shpërndarë më pas në qytetet e Barit, Brindisit, Torinos dhe zonat e Alesandrisë.

Çdo ngarkesë transportohej me gomone oqeanike, sipas dëshmitarit të drejtësisë dhe ngarkesa e identifikuar e kalonte 1 ton drogë. Kjo gomoneskaf, sipas dëshmitarit ishte blerë nga i dyshuari Ilirian Duçellari në Greqi dhe quhej “Fidel 3”. Në një fashikull të gjatë hetimor gjenden të dhëna se rreth 1200 kilogramë marijuanë u sekuestrua në Molfeta në datën 8 mars të vitit 2016, teksa droga vinte nga plantacionet shqiptare që e zhvendosnin më pas në depot e improvizuara enkas në zonën e Çorovodës për sipërfaqet e mbjella atje dhe në zonën e Vlorës dhe Tepelenës.

Dëshmitari i drejtësisë tregon se mori pjesë për rreth dy vjet në grupet kriminale të drogës nga vitit 2014 deri në 2016, ashtu si edhe dëshmitarët e tjerë të drejtësisë Donial Drolli dhe Mariglen Shusha. Në një rast i penduari Drolli ka marrë përsipër rolin e shoqëruesit dhe garantit të ngarkesës për të mos lejuar që ngarkesa të vidhej nga persona të tjerë skafistë.

Angazhimi i dëshmitarit në plantacionet e Çorovodës kulmoi në 2016 ku dëshmitari përgjatë datave 16 dhe 17 dhjetor ngarkoi dhe shkarkoi drogën dhe realizoi trafikimin për llogari të personit që thirrej “Daja”, thënë ndryshe Lani apo Ilirian Duçellari.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË MASKUAR DHE ARMATOSUR/ Detaje nga grabitja e bankës në Koplik, pas krimit autorët u larguan me një “Golf” të zi, mjeti gjendet i…
Previous article E FUNDIT/ Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë, autorët marrin paratë dhe ia mbathin

s.autor

Postime të ngjashme

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës Aktualitet

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT