Gazetari Muhamed veliu ka zbuluar detaje në lidhje me plagosjen e Floresha Rashës në Siri, e cila u kthye sot bashkë me 3 fëmijët e saj nga kampi Al-Hol.
Veliu tha se ajo ka marrë në kofshë 2 plumba snajperi, ndërsa ka humbur dhe të bijën adoleshente nga bombardimet në zonë.
Më tej Veliu shtoi se znj.Floresha është martuar gjithsej 3 herë, por të 3 burrat i janë vrarë nga lufta.
Veliu: Sepse autoritetet vijojnë të hetojnë përtej asaj që ne dimë. Ne dimë që ajo vetëm është plagosur, nuk dimë veprimtarinë e saj në Siri. Ajo ka qenë duke ecur në rrugë. Është plagosur nga një snajper. I kanë ndodhur disa fatkeqësi. E bija e saj 16-vjeçare ka ndërruar jetë nga një bombardim nga ajri. Snajperat janë për të goditur. Se kë e zgjedhin ata. ISIS në një krah, sirianët në krahun tjetër, ajo ka qenë në mes. Ka dy plagë të rënda në kofshë. Ka bërë dy ndërhyrje në Siri dhe nuk janë të mjaftueshme. Ka humbur bashkëshortin. U martua dhe dy herë të tjera, por dhe këta dy burra kanë humbur jetën. Kam pasur një bisedë me atë, e gëzuar, por me një ndriojtje, sepse që prej 2014 ajo ndodhet në Siri,. Është nënshtruar rregullave atje. Vështirësitë atje ishin të shumta. Përsa i përjket higjienës dhe ushqimit.
Fëmijët flasin shqip. Situata e Endri Dumanit ishte më e mirë krahasuar me djalin e Floreshës. Te Endri Dumani shikoje që ishte i qeshur dhe i shkujdesur, ndërsa Amari i zhytur në një botë në thellësi mendimesh, nuk fliste me askënd. Amari është mbajtur nga kurdët i izoluar, në një shkollë që kurdët e cilësonin si një shkollë riedukimi.