• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“U KRYE KJO PUNË”/ Arrestimi i gjyqtares Mimoza Margjeka, telefonata që zbuloi korrupsionin
Home
Aktualitet
Kronikë

“U KRYE KJO PUNË”/ Arrestimi i gjyqtares Mimoza Margjeka, telefonata që zbuloi korrupsionin

10 September, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

SPAK arrestoi dje një gjyqtar, një avokat, një shef departamenti në një Universitet të akuzuar për korrupsion.

Të arrestuarit janë Nejton Bali, Klaudjo Zhilla, Skënder Demiraj të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, duke i dhënë shtetases Mimoza Margjeka, me detyrë gjyqtare, aktualisht e komanduar në Gjykatën e Apelit Korçë, nëpërmjet bashkëshortit të saj, shtetasit Arben Cara, një shumë prej 6.000 eurosh, si përfitim të paligjshëm.

Kjo shumë parash, është dhënë me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit, nga “arrest në burg” në “garanci pasurore”, ndaj shtetasit Orion Bali, i arrestuar për trafik klandestinësh.

Ashtu siç Top Channel raportoi një ditë më parë kur tha se çështja e korrupsionit u zbulua nga përgjimet për shkak të bisedave të të burgosurit Orion Bali me të vëllain dhe ky i fundit me të ëmën. Të implikuarit flasin në vazhdim me detaje deri ditën kur avokati Demiraj pasi shuma dorëzohet, thotë : u krye kjo punë.

Dy ditë pas arrestimit të tij në datën 7 korrik i vëllai flet në telefon me të ëmën Afërditën dhe i shpjegon se ka folur me Skënderin ( avokatin) i cili do 6 mijë euro. Burime të gazetares Anila Hoxha shpjegojnë më tej se në transkripte telefonuesi i përmend të ëmës se ata janë tre dhe duan nga dy ( mijë euro) për të mos llogaritur se do edhe Skënderi ndonjë lek.

Teksa gruaja shprehet e shqetësuar se ku do i gjejnë lekët, biseda mes familjarëve vazhdon duke llogaritur se për sa ditë Orioni del nga burgu.

Në telefonatat në vazhdim avokati Demiraj flet me Klodian Zhillën që jeton në Korçë dhe e pyet për njohjet atje dhe më pas i shkruan datën 22 korrik dhe emrin e të burgosurit që i kishte dalë seanca e gjyqit. Avokati Demiraj flet me Zhillën duke e pyetur për njohjet dhe ai i tregon se njeh Carën që e ka gruan nga Tropoja (gjyqtarja Margjeka) .” Për atë tjetrin gjyqtarin Olsi Xhavellën nuk është e sigurtë”, thotë njëri prej tyre.

Më datë 23 korrik Skënderi komunikon me Klaudio Zhillën i cili i thotë se e ka lënë për nesër për tu takuar dhe i konfirmon datën e gjyqit. Klaudio i bën me dije se po pret ta takojë drejtpërdrejt se ka nga këta sekserat dhe është muhabeti që nuk duan tja rrisin këto, sot në fakt doli njëri nëpërmjet sekserit dhe ishte tarifë që nuk ia vlente.

Në vijim Klodi i bën me dije se njeh personin më mbiemrin Cara, nuk e njeh të shoqen kurse Cra është dekan në Fakultetin e Juridikut Durrës, quhet Arben Cara. Klodi e sqaron Skënderin se Cara ia ka shtyrë takimin, ai njëherë më atë është takuar para 4 vitesh.

Nejtoni më datë 29 korrik bisedon me të ëmën dhe e sqaron se ka arritur 99 %, në këtë formë 6 mijë euro ua ka dhënë atyre “ta nxjerrin sot, duhen 5 milionë lekë garanci pasurore banka, ajo gjykata kur të mbarojë çështja i tërheqin mbrapsht. E kanë lënë 6 mijë, jo 7 e 500, nuk e ka prerë në besë”.

Në vijim bisedojnë me të ëmën se ku do i gjejnë lekët. Nejtoni i thotë se “sot do i pagujnë lekët miqtë e Skënderit dhe nesër duhet tja çojnë paratë ose mund të vijnë e ti marrin në Tiranë. Me eurot kanë mbaruar punë por do i japin lekë shqiptare për garanci”.

Vijon…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "EDHE 100 ZEMRA IME..."/ Seldi prezanton partneren e tij të re, surpriza që i bëri për ditëlindje (FOTO)
Previous article “S’KANË SHKU LEKËT TEK SHPI... DO FLASI KOLI THUAJ”/ Përgjimet që zbuluan autorët e atentatit ndaj aktorit: "Po të solla paketë edhe uj ta dish që…"

Delo.autor

Postime të ngjashme

VRASJA PRANË “VASIL SHANTOS”/ Makina e shkatërruar në rrugë, zbulohet IDENTITETI i viktimës Aktualitet

VRASJA PRANË “VASIL SHANTOS”/ Makina e shkatërruar në rrugë, zbulohet IDENTITETI i viktimës

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet një makinë në ecje Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet një makinë në ecje

PROTESTA/ Policia ndërhyn me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe pedagogëve Aktualitet

PROTESTA/ Policia ndërhyn me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe pedagogëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT