U konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por disa javë më vonë ONM dhe Komisioneri Publik ankimuan në KPA vendimin për subjektin “Bashkim Dedja”, aktualisht kryetar i Gjykatës Kushtetuese.
Nëshortin e bërë publik nga KPA, lista e komisionerëve që do të shqyrtojnë Dedjen janë këto mëposhtë.
VENDIMI I PUBLIKUAR NGA KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR ) Nr. 10/2018, datë 31.07.2018 që i përket ankimit të Komisionerit Publik, kundër vendimit nr. 24, datë 13.06.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z. Bashkim Dedja. Sot, në datën 04.09.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Ardian Hajdari
Relator: Luan Daci
Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz


