• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U KONFIRMUA NË SHQIPËRI/ Çfarë duhet të dini për variantin Delta?
Home
Aktualitet
Kronikë

U KONFIRMUA NË SHQIPËRI/ Çfarë duhet të dini për variantin Delta?

25 July, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Delta, varianti më ngjitës dhe më i rrezikshëm i Covid-19, i identifikuar për herë të parë në Indi, është future dhe në Shqipëri. Ky variant është bërë lloji më dominues i koronavirusit në të gjithë botën, kjo, për shkak të transmetueshmërisë së lartë të saj.

Studimet kanë treguar se Delta është rreth 60% më e transmetueshme se alfa, varianti i parë i identifikuar në Mbretërinë e Bashkuar që ishte më ngjitës sesa lloji origjinal që doli nga Ëuhan, Kinë, në fund të vitit 2019. Varianti është përhapur në më shumë se 80 vende dhe vazhdon të shndërrohet ndërsa përhapet në të gjithë globin. Tani përbën 83 përqind të të gjitha rasteve të reja në Shtetet e Bashkuara, sipas raportit të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Varianti Delta u zbulua për herë të parë në Indi në fund të vitit 2020, ku mendohet se ka kontribuar në numrin jashtëzakonisht të lartë të rasteve gjatë valës së dytë të vendit të COVID-19.

Një vend ku varianti Delta ka zënë vend është edhe Mbretëria e Bashkuar. Delta aktualisht përbën më shumë se 91% të rasteve UK COVID-19 dhe është rreth 40% më e transmetueshme se varianti Alpha, sipas vlerësimeve të qeverisë së MB.

Mjekët raportojnë se pacientët mund ta ngatërrojnë Delta-n me një grip të zakonshëm për shkak të simptomave që ky variant ka. Ethet dhe kollitja kanë qenë simptoma të zakonshme që nga fillimi i pandemisë, ndërsa dhimbje koke dhe dhimbje të fytit kanë ndodhur në disa pacientë. Këto simptoma janë edhe të një gripi të zakonshëm.

Vaksinat anti-Covid janë efektive edhe naj këtij variant. Kjo vërtetohet edhe nga të dhënat e mbledhura për dy vaksinat kryesore Covid në përdorim në Mbretërinë e Bashkuar kundër të dy varianteve. Të paktën dy javë pas dozës së dytë të Covid,  të llojit Pfizer, mbrojtja ndaj infektimit është 92% për variantin Alpha dhe 79% për atë Delta. Me llojin AstraZeneca është 73% për variantin Alpha dhe 60% për atë Delta.

Sipas një studimi të bërë, katër javë pas dozës së dytë të vaksinës, secila vaksinë ofroi pothuajse 50% mbrojtje ndaj variantit Alpha, ndërsa për atë Delta ishte rreth 40%.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PLOTË/ Denaj: Borxhi po rritet për të stimuluar ekonominë
Previous article AKSIDENTI TRAGJIK ME 10 VIKTIMA/ Flasin të MBIJETUARIT: Kemi parë kiamet, autobusi RA zvarrë rreth 100 metra

F.autor

Postime të ngjashme

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL! Aktualitet

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

HUMBI JETËN NË OPERACIONIN POLICOR/ Përcillet sot në banesën e fundit “Dëshmori i Atdheut”, Enea Mekolli Aktualitet

HUMBI JETËN NË OPERACIONIN POLICOR/ Përcillet sot në banesën e fundit “Dëshmori i Atdheut”, Enea Mekolli

AKSIDENT TRAGJIK NË DELVINË/ Një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË DELVINË/ Një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT