• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
U komentua si takim i shkëlqyer/ Biseda mes Trump-Kim Jong Un: Ka shpresë për paqe
Home
Europë

U komentua si takim i shkëlqyer/ Biseda mes Trump-Kim Jong Un: Ka shpresë për paqe

12 June, 2018 Redaktor2 Europë, Nderkombetare

Takimi historik mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit korean-verior, Kim Jong Un u zhvillua në orën lokale 09:00 me një skenë pothuajse hollivudiane.

Presidenti i SHBA dhe Kim u takuan në hotelin ”Capella”, në ishullin Sentosa duke ardhur nga dy korridorë të ndryshëm të hotelit.

”Kemi bërë një takim historik, kemi vendosur të lëmë të shkuarën pas krahëve, kemi firmosur një dokument historik, bota do të shohë një ndryshime të rëndësishëm”, u shpreh Kim Jong Un.

Më pas, të dy presidentët kanë firmosur një dokument të përbashkët, pas bisedimeve.

”Dua të shpreh falenderimin tim për presidentin Trump që bëri të mundur këtë takim”, u shpreh Kim Jong Un.

Ndërsa Trump, pas firmosjes së marrëveshjes së përbashkët me Kim, theksoi se ”procesi i denuklearizimit të Koresë së Veriut do të fillojë shumë shpejt”.

Takimi

Me tapetin e kuq të sistemuar më së miri, liderët e dy vendeve i shtrënguan duart njëri-tjetrit duke pasur si sfond flamujt e dy vendeve përkatëse. Kjo gjë zgjati mbi 10 sekonda dhe presidenti Trump mbështeti dorën e majtë në krahun e djathtë të Kim në shenjë besueshmërie.

‘’Nice to meet you Mr. President!’’

”Kënaqësi që ju takoj, zoti president!”,  iu drejtua Kim në anglisht presidentit Trump.

Më pas të dy liderët u vendosën përballë fotografëve dhe telekamerave për të pozuar mbi takimin historik.

”Është një nder për mua dhe për vendin tim të jem këtu”, u shpreh Trump përpara fillimit të bisedimeve kokë më kokë, për 45 minuta, të asistuar vetëm nga dy përkthyesit, duke theksuar se ishte një ”takim i shkëlqyer”.

”U ndjeva shumë mirë dhe nuk ishte e lehtë të arrinim deri këtu, kishte pengesa, por, për të qënë këtu, do të thotë se i kemi tejkaluar”, theksoi Kim.

Në fund të bisedimeve, ndërsa spostoheshin në një tjetër sallon për takimin më të hapur institucional, presidenti Trump pati rastin të bënte edhe batuta duke thënë se ”shkoi shumë shumë mirë, patëm një marëdhënie të shkëlqyer”.

Në takimin për çështjen bërthamore morën pjesë edhe sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, shefi i kabinetit John Kelly dhe këshilltari i Çëshjeve të Sigurisë, John Bolton, ndërsa për palën koreano-veriore krahu i djathtë Kim Yong-chol, ministri i Jashtëm Ri-Yong-ho dhe Ri SU-yoong, president i Komisionit Diplomatik te Asamblesë së Popullit.

‘’Me Kim Yong-un do të zgjidhim një problem të madh, një dilemë të madhe, të cilën duke punuar së bashku do t’ia dalim’’, theksoi Trump.

Mes buzëqeshjesh, shtrëngime duarsh në një atmosferë të këndshme, takimi vazhdoi më pas me drekën e punes për të vazhduar takimet me një menu me bazë shijesh aziatike dhe perëndimore.

Si antipastë konsumuan një kokteil prej karkalecash, sallatë me avokado, kerabu me mango jeshile e përzier me mjaltë si dhe oktapode të freskët dhe tranguj turshi.

Më pas, të dy liderët përshkruan një copë rruge më këmbe duke biseduar.

”Kemi bërë shumë progres, takimi shkoi më mirë sesa e kishim parashikuar”, deklaroi Trump , i cili më pas i tregoi liderit koreanoverior makinën e tij ”the beast’’ (”bisha”).

”Do të ketë sfida për t’u përballur, do të punojmë me Trumpin dhe do të kapërcejmë çdo lloj skepticizmi dhe spekullimi mbi këtë samit dhe kjo besoj do të jetë një gjë e mirë për paqen’’, theksoi Kim.

”Do t’i zgjidhim dhe mezi pres të bashkëpunojmë”, u përgjigj Trump./ATSH-ANSA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Trump, pas takimit me Kim Jong-Un: Çdokush mund të bëjë luftë, por vetëm të guximshmit e sjellin paqen (VIDEO)
Previous article "S'merrem me ty"/ Zogu shpërthen ASHPËR ndaj Dajanës, plas sherri live në emision (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

PËRSHKALLËZIMI I TENSIONEVE IRAN-SHBA/ BE shqyrton ndërhyrjen në Ngushticën e Hormuzit Botë

PËRSHKALLËZIMI I TENSIONEVE IRAN-SHBA/ BE shqyrton ndërhyrjen në Ngushticën e Hormuzit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT